Humanizmi jashtë facebookut!

0
577

Traditat e zakonshme për sezonën dimërore dhe të festave të fund vitit përfshijnë kalimin e kohës me familjen dhe miqtë, shkëmbimin e dhuratave dhe festat në vakte të bollshme.

Megjithatë, kjo nuk është një skenë reale për një pjesë të popullsisë Kosovare sidomos kur jemi përballur me pandemin dhe vështërsit ekonomike që na i solli ajo. Në Kosovë shtohen të pastrehë dhe familje në nevojë çdo vitë. Këta individë nuk kanë shtëpi për tu grumbulluar gjatë motit të ftohtë; në vend të kësaj, ata janë duke fjetur në rrugë, në një dhomë të improvizuar të ndonjë shtëpie të pa banuar ose në shtëpi me kushte ekstrem të vështira dhe në ndonjë strehë të komunitetit që nuk e di nēse këto egzistojnë në Kosovë. Shumë prej tyre nuk do të gëzojnë një vakt ushqimi shtëpie e as begatit e festave të fund vitit. Ndërsa është e vërtetë që po futemi tek sezoni dimëror dhe i festave i cili sezon ka të bëjë me kalimin e kohës me familjen dhe miqtë, ka të bëjë edhe me dhënien për të tjerët.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë, por efektive për të ngritur gjendjen shpirtërore të atyre që e përjetojnë jetën e një të pastrehuri. Por ka edhe nga ata që kalojnë rreth të pastrehurëve pa i parë dhe vërejtur ata! Ndaloni, shikojini në sy dhe thoni diçka. Edhe nëse është thjesht “mirëmëngjesi”, ose “shpresoj të keni një ditë të mirë”, duke treguar pak mirësi, interes dhe respekt mund të rrisë moralin e tyre. Më mirë akoma, një bisedë e plotë,edhe nëse zgjat vetëm një ose dy minuta mund ta ndihmojë një person të pastrehë të ndjehet i respektuar dhe i njohur.

Dhënia e ushqimit, batanijeve, jastëkëve, peshqirëve dhe rrobave drejtpërdrejt atyre që jetojnë si të pastrehë ose strehëzave që u shërbejnë atyre është një mënyrë efektive për të lehtësuar vuajtjet e të pastrehëve.Prandaj dua ta jap një ide që tju ndihmojm këtyre individëve të pastreh që dimrin sado pak ta kalojnë pak më ngrohtë se dimrat e tjerë!
Ideja është që të mbathurat dimërore si setrat( jaknet ) e vjetra që nuk i veshim në dimrin që do vjen ti varim ato nëpër drunjët e qytetit tonë dhe ti lëm aty varrur gjersa të pastrehët ti marrin ato dhe ti përdorin sepse ka nga ata që ndjehen shumë keq kur kërkojn lēmosh ose kërkojn ndihmë,për këtë arsye do i lëm të varrura nëpër drunjë që ata që kanë mare për të kërkuar lëmosh ti marin ato gjatë natës dhe ti veshin pa i pa dikush dhe pa u ndi të ofenduar!

Të veprojmë pa u diktuar nga Facebooku dhe fotot me të pastrehët dhe nevojtarët! Thjesht një gjest humanizmi!

Shkruan: Korab QERRETI

Leave a Reply