Histori e brishtë Dashurie…

0
62

(Reaksion emocional).

Teksa i shkruaj me sy plot lotë këto histori që persekutojnë qenien time, po më paraftyrohet rrëmbimthi vetja ime kokëulur e i përulur me bërrylët e kërrysur pranë një VARRI që mbart një mbishkrim të papërballueshëm :
“Eshtrat e një Dashurie të nëndhosur”.

Kur isha pranë saj ndjehesha i përjetshëm në çastin e një kohe ku e tanishmja nuk bëhej e kaluar, çuditesha me të ardhmen që nuk kishim kohë pa kohë ta planifikonim nga dashuria e flakëruar e pasionante për njëri-tjetrin dhe për këtë ndjehesha i humbur sepse po e jetoja të PËRJETSHMEN që fatkeqësisht e prodhoi të hidhurën befas.. ashtu doli papritmas u atakuam me engjullin e vdekjes që na nxorri dhunshëm shpirtin e përbashkët të dashurisë tonë GRAVITACIONALE.. U shkërmoq Dashuria jonë e viteve me të vetmen NDJENJË të Përqafimit në mëngjeset e Gjiimnazit e në pasditet e Ledhatimit, në mbrëmjet e Këndimit sikurse dy zogj që fluturonim paqësisht në hapësirën qiellore të infinitit me vlera të pafundme të numërimit, dhe nuk kishte dot një x e y që e bënte zëvendësimin..

Ne e kishim rimenduar shumë herë që vetëm ne, ishim ne që ekuacionin e Dashurisë tonë mund ta zgjidhnim.
Ndjehesha i lumtur, nuk shpenzohej dot përjetimi i Gazmorës që i këndonte shpirtit tim pandërprerje, jetoja në të tanishmen plot shpresë e JETË.
E po tani i përflakur në FERRIN e ndëshkimit na ndëshkoi ANKTHI I Pendimit, nuk ja dolëm dot të ribashkoheshim sepse ishte FUNDI i Përpjekjeve të Rikthimit.

Sonte ku e tanishmja tanimë është një e kaluar, hoqa dhe barrën e mbetur të zhgënjimit, dryrin dhe çelsin e Mallkimit në Urën e Dashurisë e të Dëshpërimit.

Shkruan: Rron KASTRATI

Leave a Reply