Heshtni!

0
394

Juve që tash e 20 vite na keni vra, çdo andërr e çdo shpresë.
Heshtni !
Juve që nga ju, kemi frikë të ecim rrugëve e shesheve, se na paragjykoni.
Heshtni !
Juve që na keni lanë, pa shkollë e pa punë.
Heshtni !
Juve që na përdorni e keqpërdorni, për interesa t’juja.
Heshtni !
Juve që na kufizoni, e na zgjatni dorën veç për mëshirë.
Heshtni !
Juve që na falni dashni rrejshëm, e karshi tjerëve bëni kishe na doni.
Heshtni !
Juve që na përbuzni, e na keni lënë nën mëshirën e fatit.
Heshtni !
Juve që na qeshni e na tallni, sa herë t’u teket vetëm për ta bërë veten të qeshni.
Heshtni !
Juve që na keni thyer zemrat e na keni lënduar në shpirt, se ne “nuk jemi të aftë”, për të krijuar familje, e na keni ndarë nga ata që i deshtëm, vetëm sepse jemi “ndryshe”.
Heshtni !
Juve që na ndihmoni, që të tjerëve t’u lavdëroheni “se na ndihmuat”.
Heshtni !
Juve që na keni lanë si kufoma t’gjalla, nëpër varre t’hapuna.
Heshtni !
Juve që na keni zanë diellin, e spo na leni dritë me pa.
Heshtni !
Ju lutem, sot heshtni!
Heshtja le t’i ngrij zemrat e secilit, se ditë zie sot kemi.
“Ju që s’keni turp, na uroni, e turpi le të valoj mbi krenarin tuaj”.
International Day of People with Disability♿♿

Shkruan: Leonor BERISHA

Leave a Reply