Heroi, Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, është figura e themeleve të Kombit Shqiptarë!

0
277

Marin Barleti në vepren e tij, vazhdimisht thekson anën kombëtare, kështu që Skënderbeu nuk është vetëm një hero madhështor, por edhe shpëtimtar i atdheut të vet, kur ai krahasohet me Aleksandrin e Madh dhe Pirron.

Mendohet se Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm, mirëpo sipas një shkrimi të senatit të Venedikut, ku Skënderbeut i dhurohen 18 kutë coh,(1 kutë cohe venedikase kishte gjatësinë prej 0.793 cm), për 2 palë petka dhe na del se sipas letrës së shkruar nga Senati i Vendikut Skenderbeu duhej të ishte rreth 1.95cm i gjatë. Machiaveli kur përshkruan Skënderbeun, pohon: “Është një burr i shtyrë në moshë, me tipare shum fisnike, ka një mjekërr të zbardhur, syt i shkëlqejn shumë dhe ka një hundëshqiponjë, gjatësia e tij është 1.98 m”.

Ashtu do duhej të ishte shtatorja prej bronzi e vendosur në qytetin historik të Prizrenit! Sepse heronjët kombëtar duhet të duken, dhe të jen në shtatoret e tyre ashtu sikurse veprat dhe të bëmat e tyre t’lavdishme, të cilat i kemi mësuar brez pas brezi në historin e Kombit Shqipëtarë.
Bustet dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë,Buones Aires, New York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë.
Duke treguar-simbolizuar luftëtarin!

Zakonisht vendoset në qendrat e qytetit, ku edhe vizitoret janë të shumtë. Duhet kuptuar se në qytetin tonë historik të Prizrenit ka shumë vizitor, europian, aziatik, nga gjitha vendet e ndryshme, andaj edhe lokacion për shtatoren duhej të analizohej më mirë, sepse figura e Skënderbeut nuk paraqet vetem shqipëtarët, por në historin e perendimit ai nihet edhe si simbol e hero i civilizimit evropian.

Institucioni, dhe përgjegjësit e këtij projekti mjaftë të rëndësishëm të Prizrenit, duhet ta pyesin vetëvetën se dukja e kësaj shtatore, sa e përsonifikon figuren e Heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeut?!

Shkruan: Shkëlqim SALIHU

Leave a Reply