Hakmarrjet e opozitarizmit në Kosovë për zgjedhjen e Presidentes janë tepër ekstreme dhe nuk kanë logjikë demokratike institucionale

0
554

Legjislatura në ardhje e Parlamentit të Kosovës do të ketë shumë detyra për ndërrimin dhe aprovimin e shumë ligjeve, të cilat deri tani ose kanë qenë gjysmake ose në funksion të Listës Serbe dhe Beogradit!?

Kandidatja për presidente znj. Vjosa Osmani nuk është lidere partiake, por unifikuese dhe e konfirmuar me më së shumti vota si asnjëhërë deri më tani, në historinë e Kosovës, për votimin e presidentit!
…Pasi e ke(ni) konfirmuar humbjen në zgjedhje, tani më nuk jeni shumicë për ta „shpërdoruar“ edhe më tutje Kosovën! Të paska mbetur „arma e fundit“ të mos rrish në sallë, sepse kështu po thotë ligji i Kushtetutës së Kosovës! Natyrisht, se ky lloj ligji është „Epsh tjetër i Serbisë“ për të pasur në dorë çdo kartë komanduese në të gjitha vendimmarrjet brenda istitucioneve të Kosovës!
Marrveshja e partive opozitare me Beogradin në parim po funksionon mirë, dhe deri tani kemi konfirmime të sabotimit të zgjedhjes së Presidentes së Kosovës!
Dhe askush deri sot nëpër biseda të studiove nëpër TV-të këtë gjë nuk e thotë, që edhe deputetët e opozitës nëse dalin nga salla atëherë e shkelin ligjin, dhe me këtë rast imuniteti i tyre „de fakto“ bie poshtë! Kjo duhet të bëhet edhe „de juro“ për gjithë shkelsit e ligjit në Kuvendin e Kosovës!. Populli i votoi të gjithë deputetët, për të ndërtuar institucionet, dhe jo për t’i sabotuar ato, dhe për ta mbajtë pengë Kosovën edhe për një kohë?!, me mundësi për ta dërguar sërish në zgjedhje…!
Por, pse po ndodhë kjo hakmarrje e „verbër“ e partive shqiptare të opozitës?! Sigurisht janë disa arsye;

E para nga këto arsye është që; „Qeverinë Kurti 2“ ta kushtëzojnë me futjen në qeveri të „Listës Serbe“! Ky është qëllimi kryesor i partive opozitare, që edhe Albin Kurtit t’i thonë nesër, se edhe „ti Albin bëre njejtë sikur ne“, e pranove Listën Serbe në qeveri!? (Ndërkaq numrat dihen se këtë herë Lista Serbe nuk do ta ketë fuqinë e vendimeve)!

Me këtë rast me një të goditur bëhen tri të qëlluara; a) Sabotohet Albini në formim të qeverisë pa Listën Serbe dhe poashtu b), Sabotohet funksionaliteti i institucionit më të lartë të Kosovës; „Zgjedhja e Presidentes“! c) Dhe rrezikohet prapë shkuarja në zgjedhje!?

Dhe më kryesorja është se me Serbinë ruhet shkalla e besueshmërisë,(dhe bizneset) që këto parti deri dje në pushtet, ishin ngusht të lidhura me Beogradin, tani edhe në opozitë po luajnë një rol të rëndësishëm në sabotimin e institucioneve të Kosovës, që nënkupton kënaqjen e “Epshit të Serbisë” përballë propagandës të egër që Serbia vazhdimisht e bënë kundër Kosovës se: „është e pa aftë për të ndertuar demoraci“ etj.,etj.
Nëse nuk është kështu le të arsyetojnë partitë opozitare, me logjikën më minimale të normales. Le të rrinë në kuvend dhe ta apstenojnë ose mos ta votojnë presidenten, dhe mendimi ndryshe në demokraci është i respektuar, për secilin formacion poltik, parti politike etj. Pra ka „pro“ dhe „kundra“, ka edhe me „asnjënjejës“ (abstenim!).
Ajo çfarë dëshiroj t’iu them, sidomos liderëve të opozitës se atyre si duket nuk ju paska bërë përshtypje humbja në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Hakmarrjet ekstreme në institucione të këtij niveli primitiv, që konfirmojnë se ata e kanë „kërrpeshin te hunda „ dhe i tërheq dikush nga jashtë sa herë të dojë!, është sa e dhimbshme aq edhe e pakapshme për logjikën normale! Me këtë logjikë hakmarrse dhe bllokuese ndaj institucioneve të Kosovës, partitë e tyre në të ardhmen e afërtë do të jenë me nga dy-tre deputetë, (ndoshta edhe më keq, si p.sh „Nisma“), pra parti të vockla sikur të minoriteteve të tjera! Prandaj, këtyre liderëve dështakë ju them ju po tregoni nivelin më të ultë njerëzor dhe shpirtin e zi ndaj demokracisë së Kosovës! Po pasi ju po shpreheni kaq hapur, po ju them edhe unë shumë hapur dhe sinqertë në zgjedhjet e ardhshme do mbeteni me nga dy ose tre deputetë! Vazhdoni JU! Do të vazhdojmë ne, në kutitë e votimit sa herë që të jetë nevoja!
Ndërkaq, sa i përket personalitetit të znj. Vjosa Osmanit, pavarsisht se çfarë mund të thuhet tjetër?, ajo është vetëm një njeri normal, dhe nuk është e përkryer, dhe nuk është nga ato politikane që nuk ka nevojë të mësojë ende në politikë?, por ajo u ngritë lartë pasi doli nga kthetrat e „zaptuesve të një subjekti“ , i cili quhet LDK, që ka qenë aktive në të gjitha pazaret e dëmshme për rrënimin e proceseve demokratike të Kosovës, e udhëhequr deri dje nga Isa Mustafa! Parimet e guximshme të saj për të pranuar faktet dhe të vërtetat në inters të Kosovës, në momentin e duhur e ngritën lart dhe elektorati ja konfirmoi besimin për të qenë presidente në pesë vitet e ardhshme! Znj. Vjosa Osmani si personaliteti më i votuar në Kosovë „ja ka thyer hundët secilit matimaticient e llogaritar“, dhe është futur në historinë e Kosovës me mesazhin më sublim:“ Në demokraci ka rregulla dhe parime dhe interesat e shtetit secili udhëheqës duhet t’i mbrojë ato (sipas ligjeve dhe fjalës së dhënë), e cila përkon edhe me traditën shqiptare.!“

Shkruan: Safet SADIKU

Leave a Reply