Guximi, diplomacia dhe zyrtarët e të gjitha spolitike në Kosovë!

0
427

Të injorohen, të përgojohen dhe vota të fitohen, vetëm duke e fyer njëri tjetrin, s’është guxim dhe s’është diplomaci.

Të gjithë jeni të njejtë, ndaj njëri tjetrit ujk, ndërsa për dhe me të huajt jeni, pulë.

Më 5, 6 dhe 7 mars, 23 vjet më parë!
Familja MITIKE Jashari, ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.
Disa nga ju, sot kërkoni drejtësi.
Jeni më shumë se të vonuar!

Pse?
Se të gjithë, pozitë – opozitë, asnjëher zyrtarisht nuk kërkuat drejtësi.
Mbi familjen MITIKE Jashari është kryer gjenocid dhe këtë e ka parë e gjithë bota mbarë.

Po ç’farë keni bërë ju?

Asgjë!

Bisedimet me ish kriminelët serb, tani zyrtarë shtetëror të Serbisë është në favorin tonë, nëse ju keni guxim dhe sigurisht e përdorni edhe diplomacinë.

Më besoni, më shumë nevojitet guxim se sa, dije apo diplomaci.
Zbulime shkencore nuk po kërkohet, vetëm mbrojtje të sovranitetit dhe drejtësi për krimet e kryera, nga aparati Shtetëror Serb, mbi popullatën shqiptare.

Nëse këtë gjë, s’keni guxim ta bëni, atëherë……,
ju lutem largohuni.

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply