Gjykata Speciale, dhe akuzat ndërmjet rivalëve të brendshëm!

0
616

Përpjekjet e aktorëve dhe të servilëve partiak, duke e munduar që fajin e aktakuzës nga gjykata speciale, ta shtrembërojnë dhe t’ia hedhin rivalëve të brendshëm, janë përpjekje qyqare!

Gjykata speciale, është votuar dhe është bërë thirrje të votohet, pikërisht nga z.Thaçi dhe z.Veseli, me synimin e vetëm që të dëshmohet njëherë e përgjithmonë lufta e pastër dhe e shenjtë e UÇK-së!

Të gjitha zërat e tjerë, që po mundohen ta drejtojnë gishtin diku tjetër, janë zëra propagandues, mjerues dhe mashtrues, që kanë për qëllim përfitimin e poenave politik, edhe në këtë rast, i cili e dëmton reputacionin e shtetin tonë në arenën ndërkombëtare!

Populli i Kosovës, aktakuzën ndaj z.Thaçi dhe z.Veseli, duhet ta marrë me qetësi, jo duke rënë pre e propagandave hienike, por duke u bërë bashkë për ta mbrojtur me të gjitha format dhe mënyrat demokratike luftën e shenjtë dhe të pastër të UÇK-së.

Rivaliteti i brendshëm, duhet të jetë lufta jonë demoraktike për shtet’ndërtim, jo duke e luftuar njëri-tjetrin me akuza dhe shpifje, armiku ynë shekullor këtë e do nga ne, përçarjen e shqiptarëve!

Shkruan: Leonor BERISHA

Leave a Reply