Fillimi i epokës i një të dëbuari!

0
464

Arsyeja pse erdha në jetë ishte basketbolli. Babai i ndjer dhe e ëma u bërën bashkëshortë duke mbrojtur ngjyrat e KB BASHKIMI.

Linda u rrita me këtë sport të dashur, duke filluar hapat e para si çdo fëmijë që adhuron ndonjë sport. Bashk me motrat u zhvilluam në basketboll duke marrë primatin si familje e basketbollit. Si basketbollist arrita të luaj në përfaqësuesën e Kosovës u18 në vitin 2000, si dhe isha pjesë e ekipit të rinjëve të KB Bashkimi dhe KB Rilindja.

Pas një lëndimi serioz, filloi një epok të re në basketboll, atë të gjyqtarit të basketbollit në vitin 2001. Referimi për mua ishte dashuria më e madhe që e kisha për basketbollin , një profesion të trashëguar nga i ati i ndjerë. Këtë profesion e ushtroj deri në vitin 2013 , duke gjykuar me dhjetra finale, derbi që asnjë ndeshje nuk ishte pa prezencën e 2500/3000 shukuesve përfshirë ndeshje ndërkombtare (Trocal liga femrat) duke lënë gjurmë të pa shlyer në gjykim.
Për inate e teke “pushtetare” në basketboll fitoj një status të pa dëshiruar dhe largohem nga dashuria më e madhe që kisha për lojën e basketbollit.

Lot, vuajtje, mungesë ishte periudha ime që kaloja pa qenë pjesë e komunitetit të basketbollit. Periudha më e keqe ndoshta në jetën time. Me çdo kusht kërkoja strehë që të afrohem basketbollit por ishte e kotë, shpresa ishte tek ekipi i qytetit tim që kërkoja të afrohem në klub për çfarë do pozite që ata kishin dëshirë (pa kompenzim material) që hasi në vesh të shurdhër nga udhëheqësia e kaluar.

Ishte Golden Eagle Ylli ata të parët që më afruan në klub në krye me Agron Berishën trajner. Për dy vite isha në rolin e menagjerit duke bërë përzgjedhjen e lojtarëve të huaj dhe në vitin e tret mu besua pozita e trajnerit .
Në periudhën e njejtë bëra punën e menagjerit tek Vllaznia e Shkodrës në krye me Bledar Gjeqajn.
Kjo periudhë më dha eksperiencë dhe guxim që të krijoj diqka nga 0 , çdoherë me preteks të jem afër basketbollit.
Ndërtova skuadrën nga liga infermiore me ambicie të mëdha , ku çdo vitë u ngritëm aty ku dëshironim.

Sfida ishte e madhe, tani ata që më dëbuan e nuk më afruan ku desha, vazhdimisht bënin shpifje e llafe si : “Arbnori trajner”? , “ky qa din”?, “ ky sen e qon as gjys sezoni” e shumë llafe që mua më kan super motivu çdo ditë, muaj, e vit!
I dëbuari sot ka një trofe , i dëbuari tregoj se ai ka vlerë, dije e profesionalizëm, i dëbuari në cdo sezon që ka udhëhequr skuadra ka pasur mbi 50% fitore karshi humbjeve.

Falemderoj Zotin, familjen e ngushtë, miqt që më kan mbështetur , falenderoj dy ekipet e lartcekura, dhe mbi të gjitha i falenderoj ata të cilët asetin e trajtuan si leckë, ku pasi lash referimin asnjëherë nuk u kërkova apo telefonova.
Më këtë le të shohin të gjithë se vetmohimi, vetbesimi, puna dhe dashuria për profesionin të bjen aty ku dëshiron , përkundër barrierave dhe pengesave që kalon, dhe ato lotë hidhërimi e vuajtje qe i kam derdhur në 2013 i kam zëvendsuar me lot gëzimi pas ndeshjes së dielës, atë të cilën e keni parë të gjithë në 📺.

Kjo o veq fillimi i epokës së liderit. Falenderues dhe dashuri pa masë për gjithë ata që me uruat për Superkupen e fituar.
I juaji , coach Arbnor ❤️!

Shkruan: Arbnor RIFATI

Leave a Reply