Fatmir Limajn janë munduar ‘miq’ e armiq, vendorë e ndërkombëtarë me ndal por nuk i’a kanë dalë

0
628

Fatmir Limajn janë munduar ‘miq’ e armiq, vendorë e ndërkombëtarë me ndal së shërbyeri vendit e qytetarëve, por nuk ia kanë dalë.

Nuk ia kanë dalë as në Hagë, as në procese gjyqësore vendore e të huaja e të motivuara politikisht.

Nuk mund t’ia dalin, sepse është në rrugë të drejtë, sepse nuk ndikohet nga politikat e zhvillimet ditore. As nërskamcat e goditjet nën brez.

Nuk e kanë ndal as atëherë kur i kanë kërkuar të heqë dorë nga disa projekte kombëtare nga të cilat ka mund të ndihet e kërcenuar Serbia.

Kryetari Limaj ka përjetu gjithçka që mund të përjetoj një politikan, mban pozitën 1 dhe 2 për nga numri rekord i votave që një kandidat për deputet ka marrë në zgjedhjet parlamentare ndonjëherë.

Por ai nuk ndikohet nga euforia, ai e shtrinë dorën e bashkëpunimit dhe është shndërru në urë lidhëse mes spektrit politik në Kosovë sa herë që e ka vlerësuar si gjënë e duhur për vendin.

Orientimi i tij është i qartë. Ai është nga liderët e paktë që mund t’i shoh në sy të gjithë dhe të mos e ulë kokën, sepse ai nuk e vendos interesin e tij personal e partiak për interesa të ngushta.

Prandaj një këshillë miqësore për ata që e gjejnë vetën në këtë shkrim, punoni për veten e subjektet tuaja e lërëni rahat Nismën, sepse humbni kohë kot, sepse ÇELIKU është i pathyeshëm.

Shkruan: Erzen MUSLIU

Leave a Reply