Evropa e shfrytëzoi rastin

0
539

– Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite – Abraham Lincoln

E fillova shkrimin me këtë thënie të Linkolnit, për të treguar se liderët e UÇK-së, të “rrëmbyer” nga Evropa ç’farë sakrifice kanë bërë për popullin e tyre! Deri në vetëmohim! E jeta e udhëheqësve të UÇK-së ka qenë LUFTË. Luftë për t’a çliruar vendin e tyre.

Evropa e vjetër, që rilindasit tanë i’a dhanë “epitetin” e merituar ‘kurvë’, u shfaqë me të bëmat e saj edhe tani, duke i “rrëmbyer” çlirimtarët.

E shfrytëzoi rastin e mjegullës zgjedhore në Amerikë duke i dërguar në Hagë, sepse Evropa e di mirë që Amerika dhe posaçërisht Presidenti Joe Biden është i lidhur edhe emocionalisht me Kosovën dhe sidomos me çlirimtarët. Ai e njeh në thelb problemin e Kosovës.

Presidenti Biden, para pak kohësh e quajti Presidentin Thaçi, George Washington. Amerikanët dhe në veçanti një lider siç është tani Presidenti Biden, nuk e quan dikë që ka bërë krime Washington sepse së pari nuk do t’a fyente njeriun hyjnor, George Washingtonin me këtë krahasim, e as shtetin e vetë. Por ai e tha troç, Hashim Thaçi është George Washingtoni. Dhe po të jesh një G. Washington, zorë se mund të të rrëmbej dikush, sepse G. W. ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”.

Për këtë Evropa e shfrytëzoi e amullinë zgjedhore të Amerikës dhe veproi tinëzisht duke i dërguar para “Gjykatës Speciale” udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse e ka ditur se nuk mund të gjykohet një njeri i krahasuar nga Presidenti amerikan me nje lider siç ka qenë Washingtoni.

Andaj, shqiptarët duhet që fokusin e vizionin ta mbajnë të kthyer vetëm kah Amerika mike, sepse vetëm Amerika histrikisht nuk na ka tradhëtuar dhe ka qëndruar besnike ndaj nesh. Evropa ‘kurva e vjetër’, historikisht nuk e ka mbajtur fjalën ndaj Kombit Shqiptar.

Liderët e UÇK-së, do të kthehen faqebardhë në shtetin e tyre, e BE do të ndihet e turpëruar para një populli që u sakrifikua i tëri për lirinë e territorit të tyre të okupuar nga një agresor aparteid i mbështetur në shumë etapa historike të shtrembëruara nga Evropa.

Ndërsa lidershipi ynë duhet t’a ndërpresë menjëherë “dialogun” me Serbinë deri në një moment kur Kosova të ndihet e barabartë, sepse negociatat kur zhvillohen, ato duhet të zhvillohen në mes të barabartëve.

Për qudi, populli i Kosovës ende nuk e gëzon një liri që Bashkimi Evropian, e ka preambulë të shumë dokumentacioneve zyrtare, të miratuara në disa konventa evropiane, atë të lirisë së lëvizjes, e para botës paraqitet si demokratike, që për mendimin tim fare nuk është dhe duke i’a shtuar se është anuese historikisht.

Shkruan: Rinor ZYRAPI

Leave a Reply