Episodet pandemike të karantinës

0
134
Rron Kastrati - Psikolog

(Metodat hipnotike ndaj Turmës).

Para se të fillojmë me esencialitetin e shkrimit parafillojmë me hyrjen e qëllimit të shkrimit;

Armiqësia, zemërimi, impulsiviteti, izolimi, dhe mungesa e besimit te të tjerët janë disa nga modelet e përballimit që shoqërohet me një risk të rritur për simptoma somatike dhe çrregullime somatoforme.
Dyshoj më shumë për një Pandemi Somatoforme sesa Virusale..
Ka shumë raportime empirike që e lidhin zemërimin dhe armiqësinë me somatizmin.
Armiqësia, në veçanti, shoqërohet me reaktivitet kardiovaskular dhe një rritje më të madhe të presionit të gjakut në përgjigje ndaj stresit, krahasuar me subjektet joarmiqësore dhe së bashku me cinizmin që dobësojnë qendrat organike të Imunitetit njerëzor.
Thënë shkurt ky model përballimi lidhet me reakitivitetin fiziologjik i cili shoqërohet me ndjesinë dhe amplifikimin somatik.

Fillojmë.

Tash sipas vendimit të qeverisë për orë policore (masa kufizuese të lëvizjes) virusi ekziston prej orës 21:00 -05:00 ?
Sipas mendimit tim ky vendim nuk ka kurfarë efektiviteti, vë bast se Suedezët dhe vendet tjera “naive” po çuditen me ne se sa të operacionalizuar dhe gjenial jemi..
Në vënse qeveria të përqëndrohet në shtimin e kapaciteteve mjekësore, dhe përmisimin e gjendjes së kolapsuar ekonomike pranë apokalipsit (Hiroshima) financiare, këta tërë ditën mendojnë se si t’i gjejnë mënyrat episodike të kufizimit të lëvizjes.
Duke qenë po kaq të zgjuar e Intelgjentë tashmë po i dinë saktë edhe intervalet kohore se kur virusi depërton në organizmin tonë.
Ndonjeherë mendoj se është argëtuese po kënaqemi nga këto episode teatrale..
Më duket gazmore dhe spektakolare disa të tjerë spektatorë, shumica dërmuese aktorë, ndërkohë pas këtyre sikurse prapa perdeve teatrore skenaristë e regjisorë..
Ndërsa lajmi i sontëm bombastik nga infektologu Tolaj ishte se ne mbase kemi qenë të infektuar dhe e kemi tejkaluar, e theksoi shifrën e 100 mijë infektimeve të mundshme, për mua ky lajm ishte motivacional dhe kuptimplotë, përkitazi në thelb deklarata nga Infektologu dëshmon përmbajtësisht faktin e presupozuar sipas mendim tim se virulenca e virusit po pëson luhatje drejt rënies së saj, por kur ngritet në ereksion tërbohet kafshërisht ngjashëm si një ID që e do plotësimin dëshiror dhe nuk do kompromis (negocim)..
Në anën tjetër figura publike, politikanë e gazetarë të infektuar, gjërsa disa vdekje në Klinikën infektive janë të dyshimta, sipas informacioneve të fundit mediatike të referuara nga deklaratat e shigjetuara nga katër anët e rrjetëzave informative..
Në qark të kësaj bërthame informative vërtiten lajme e lajme konspirative aeroplanë, helikopterë e fluturake në qiell që spërkasin çdo natë me “ujë të bekuar”, bashkë më këto shkëputjesh nga realiteti të përqafuar deluzvisht në gjirin e ngrohtë të fantazisë hidhen në erë hipoteza imagjinativo-shkencore për rrjetin e shpërhapur të 5G.. etj etj..
Tani çfarë t’i themi neve kësaj, shpërlarje truri apo lavazh brenda dhe jashtë ?
Cila do të ishte psikoterapia efikase në këto rrethana ?
Upss.. për pak do harroja; tani në këtë kohë rasti në Shqipëri, injektimet e iluzioneve nga sektet pseudo-fetare që kanë për qëllim kontrollin social duke ushtruar metodika sugjestive tek njerëzit, gati gati drejt mbisundimit, saqë po ta mendosh ringjallja do mbetet pritshmëri e mirëbesueshme (rituale histerike) në një realitetit fizik të pushtuar nga Egoja instiktive.. !
Nuk e di, nuk jam pa tekst, por kam shumë alternativa shpjegimesh, por tani është koha ta ofrojmë kontributin tonë gjithëpërfshirës në çdo fushë studimi e profesionalizimi sipas origjinalitetit që kemi dhe jo krahasimeve studimore që t’i sublimojmë pa e identifikuar “atomin” problematizues të kësaj krize.
Së fundmi Kujtesa më shpjerë tek diagramet metodologjike nga Mësuesia e asaj bote(shkolla fillore) në fëmijëri, metodat di, dua të di dhe mësoj, diagramet e të përbashkëta nga dy teori të dallueshme (të veçuara). Etj..
Po ç’dimë ne, dhe çfarë duam të dimë, dhe si ta mësojmë këtë Pandemi kur të gjitha në çdo botëkuptim po i dimë bindshmërisht ?
Kush kujt i vë faj, që po vetmashtrohemi nga dijenia e madhe e mendjemadhësisë krenare ?

Thjeshtë #PërvshniMëngët #Analizoni #Përreth #PandemioFobisë #dhe #MediaManisë.

Shkruan: Rron KASTRATI

Leave a Reply