Edukim, arsimim, rrugëtim!

0
627

Shumë shtete pasi kanë bërë analizë të mirëfilltë edukimi, kanë filluar të përgaditisin programe ekuivalente me nivelin e zhvillimit të grupmoshave në korrelacion me kohën që jetohet. Një i ri i shekullit 21 ka kërkesa ndryshe nga një i ri i shekullit 20, mos të them shek.19, si në aspekt të mësimnxënjes dhe reflektimit bazuar në të përditshmen teknologjike. E përditshmja brishtuale në plan akceptim-memorizim të informatave në vite është në zbehje e sipër, drejt dëshpruesës! Mjerisht, memorje brishtuale pa bazë rreshtimi, sipas gjiuhës teknologjike “…renditje e Fajllave e Follderëve” dita me ditës është duke agravuar në disfavor të individit, grupit dhe shoqërisë. Ajo që mësohet nga gjuha e memories në grupe të caktuara është de-memorizim, pothuajse shumëҫka fillon nga zero, dhembëshurit, shoqëri që do të ballafaqohet me problem!

Puberteti, marrja dhe shkëmbimi informacioneve x-arsimore, duken shumë më atraktive brenda subjektivizmit, krahasuar me njësi apo mori njësisë mësimore të zhvilluara. Fshesa e informatave tash më të rrëshqitura si të dorës së dytë apo të tretë kalojnë në sirtar harrese. Rrethi egzocentorik, metastazon me avancim teknologjik qoftë me rrjete sociale, vido-lojna, ose aspirim duke ndërtuar portrete iluzore-fasadiste.

Brishtualiteti subjektiv paraqet hendeqe që shpesh pasqyrohen si të pa arritura apo variant më i keq ‘’dështak-e”, nxit kapërcime mbi vetë-veten apo përtej besushmërisë së pikut ku hipotetikisht do të jetë vehtja apo bashkë-vehtja brenda rrethi që mund të jetë po aq iluzor sa edhe brishtualiteti subjektiv. Ecajake të këtilla, qoftë edhe virtualisht marrin kohën dhe hapsirën në dispozicion hemisferës trurore, konsumojnë energjinë në shërbim të qendrave vendosëse në Cortex Cerebri(qendrave të kores së trurit), që si epilog shpesh do jetë emo-eufori, dëshprim, rrallë herë korrektesë. Thyerje shigjetash, Kush jam? Pse nuk Jam ai që dua? Si duhet të jem? Por jo Çfarë duhet të bëjë për të qenë ai që duhet të jem? Pra cilën alternative duhet të ndjek dhe kush është celësi i suksesit? Nëse autokorrektesa trunore ngritet mbi nivelin e autorepresorëve emocional, delirues apo fragmatizues, atëherë letësisht do shpërndajë energjinë pozitive, ushqyese neuroneve memorizuese. Individët, grup-mosha të reja në shoqëri kanë subjektivitetin e tyre, po ashtu rrugëtimi-riorganizimi është si model apo shtytje nga sjellje shoqërore, familjare, e si duket më së shumti janë të ndikuar nga rrjete sociale, fenomen i ri në historikun e njerëzimit, tashmë i pa anashkaluar. Andaj dhe parashtrohen pyetje shtesë, psh. A do dukej një i ri/re i/e shekullit 21 pa rrjete sociale sikurse një i/e ri/e i/e shekullit 19-20, duke pasur në dispozicion të gjitha arritjet teknologjike-informative? Tjetër pyetje: A po gërryhet memorja nga kërkim-nënshtrimi ndaj faqeve në rrejte të caktuara sociale? A po punohet nga institucione përkatëse për të balancuar-penguar rrëshqitjen trunore në pa kthim, me raste?! Problemi i cili ka përmasa globale, mbase pandemi-sociale kërkon investim më shumë se qeveritar, e jo vetëm të një Ministrie! Këtu kërkohet platformë riorganizimi shëndet-kualitative, duke filluar nga prindërit(…të jetë një fëmijë i shkolluar thuhet se 20 vite më parë duhet të jenë prindërit e shkolluar), pastaj, nga niveli parafillor, si bazament i fillimit të formimit psikofizik, për të vazhduar në segmente tjera shoqërore. Fëmiu nuk është robot, as makinë memorje, po as video-lojë për hesape të të tjerëve qoftë edhe brenda familje. Ai është pjesë organike-subjetkive-gjenetike që duhet ushqyer shëndetshëm para së gjithash me mendësi te kulluar, pastaj të krijohet hapsirë relevante për të pranuar infomata të shëndetëshme dhe rreshtim të tyre sipas kapacitetit absorbues. Amerika njëherë është zbuluar si shumë vende tjera, kështu që nuk kem nevojë me rrah ujin e ngrohtë, nëse shtete X e kanë gjetur apo përafruar mbijetesën-imunizim në raport me rrjeteve sociale, rritja edukative të jetë në sinkron me alternativa, andaj model i këtillë pse mos të kuptohet, pastaj të integrohet në zhvillim shoqëror të vendit tonë. Modelet e vendeve që kanë krijuar stabilitet në nxënje arsimore, investuar në aspekt edukativo-kulturor, filluar nga sjellja, komunikimi, përspektivë jetese dhe mirëqenje apo zhvillim të qëndrueshëm, kryesisht arritur përmes lëndëve edukimit-shoqëror(programeve atraktive), për fatë të keqë në vendin tonë, në shumë raste këto lëndë shërbejnë si plotësim norme. Që nga paslufta, vendi ynë është nënshtruar eksperimenteve, shpesh imituese, por jo racionalizuese, në këto raste do tingëllonte thënja popullore “qafka parapëlqente ecjen e fëllënzës, ajo deshi ta kopjonte por përfundoi si laraskë”, koha është flori, nëse vazhdon të humbet, shumë do varfërohemi!
Po ti referohemi prof.dr. Ali Sheriati, soc. citat i ekuilibruar ”shfrytëzo përvojat e tjerëve për të rrugëtuar, bazuar në autenticitet”.

Shkruan: Dr.sc. Naser M. BRESA

Leave a Reply