Edhe kjo qeveri po e fyen Drenasin

0
683

Sipas gjitha gjasave edhe kjo qeveri nuk do të ketë ministra e zëvendësministra nga Drenasi, sepse Drenasi është vetëm një hambar votash por jo edhe të denje për të kontribuar në qeverisje sipas tyre. Përderisa në qeveritë e kaluar bënin ministra e zëvendësministra vetëm që kishin lindur ne Drenas dhe tërë pasluftën e kishin kaluar në Prishtine, sot kjo qeveri ka shkuar edhe një hap me tutje: Duke mos bërë asnjë Ministër as Zëvendësministër nga Drenasi.

Nejse, e mira është së këta qytetarë duhet të mbushen mend: Jo me votuar njerëz që e dine Drenasin vetëm në kohë zgjedhjes ose që pyesin me habi: A edhe ky fshat është pjesë e Drenasit aa? Si në zgjedhjet e fundit.

I bëj thirrje qytetareve të Drenasit që të bojkotojnë zgjedhjet e nivelit qendrorë, pasi as nuk po përfshihemi në qeverisje e as në kryesi partish por po shfrytëzohemi si hambar votash për keqbërësit.

P.S
A po ju kujtohet Drenasi jepte 25 mije vota PDK-së e Peja me 6 mije vota i bënte 3 ministra e 6 Zëvendësministra + 5 deputet

Shkruan: Fitim GASHI

Leave a Reply