Edhe atëherë edhe tani kundër gjykatës politike një etnike speciale

0
54

Populli shqiptar që dymijë vjet njihet si populli me paqësor ne rajon dhe botë edhe se çdo herë ishte nen okupim nga Bizanti,Turku,Sllavi dhe Serbi,çdo herë i etur për liri.

Ndonëse populli shqiptar jetoj i shkelur i shtypur i ndarë ne atdheun e tyre nga Bizanti,Turku,Sllavi dhe Serbi vetëm se shqiptaret nuk ishin nënshtruar dhe çdo herë ishin ne kryengritje për lirinë dhe të drejtat universale si çdo popull tjetër.

Me ç’rast i fundit ishte pushtimi serrbosllav 100 vjeçar i cili përveç se suprimoj Autonominë e vitit 74 filloj abuzimet sistematike të drejtave të shqiptareve ne Jugosllavi e pastaj ne Serbi ne veçanti filloj përndjekjen dhe burgosjen e kokave me të ndritura të atyre që u shprehnin hapur kundër atij sistemi të aparatit të dhunës.

Gjërat veçse vinin e keqsohen ne veçanti pas viteve të 90/96 dhe ne vazhdimsi ku tashmë shqiptaret i kishin dy rrugë:
-1.Të pajtojnë nen Serbi,dhe
-2.Të organizohen për lirinë e popullit dhe pavarsine e vendit.

Dhe ndodhi kjo e dyta organizimi për lirine e popullit dhe pavarsine e vendit,ku ne ball të organizimit ishte Adem Jashari.Levizja e tij Çlirimtare u zhvillua me një dinamikë të shpejtë ku gjithnjë kjo levizje çlirimtare ishte ne mobilizim dhe ne mbrojtje të popullit liridashes dhe të pafajshem ne vend.

Lufta çlirimtare filloj një kapitull të ri ne skenen nderkombëtare që kishte leviz shumë karrige të diplomatve ne arenen nderkombëtare si luftë e drejte dhe çlirimtare, ku filloj përkrahja politike e pastaj ushtarake duke e bombarduar Serbine dhe caqet e saj ushtarake.

Mirepo ajo që ngjau pas vitit 1999 e ne vazhdimsi ne Kosovë na habit të gjithëve nga senatori zvicrran Dic Marty që inicoi Gjykatë Speciale me fabrikime të Serbisë dhe aleateve të saj,kundër bartsve të UÇK-së.Ne vend se të ishte e kundërta.Pasiqë kriminelet serb leviznin të lirë,ndërsa barstsit e UÇK-së u përndjeknin nga tribunali i Hages.

Ngase krejt kjo ndodhi me fabrikime të Serbisë dhe aleatve të saj me qellim për ta barazuar luftën e tyre kriminale me luften tonë Çlirimtare.Por ajo që nuk duhej të ndodhte ne Prishtinë ndodhi nga 82 deputetët tanë të pozitës që ne vend se të padis Serbinë dhe kriminelt e saj,ndodhi e kundërta votuan Gjykaten politike një etnike speciale për ta denuar viktimen dhe asesi kriminelin.

Dhe argument me i mirë i saj është se kjo Gjykat mund të jetë çdo gjë tjetër veçse e drejtesise nderkombëtare asesi,por e pa drejtesi gjithesesi,duke berë spektakel me rrjedhjen e provave të fabrikuara dhe se fundi me arrestimin e kreut OVL,UÇK-sê Hysni Ngucati dhe nenkrytarin Nasim Haradinaj.Prandaj edhe atëherë edhe tani dhe kurdoherë kundër Gjykates politike një etnike dhe Speciale.

Shkruan: Hysni GASHI

Leave a Reply