Dorëheqja dhe çmenduria e radhës e Isa Mustafës në LDK

0
793

Isë, lene procesin të zhvillohet lirshëm në Ldk sepse je humbës, shkatërrues i një fuqie, partiake shtetërore.

bredhi

Rugovizmi këtë nuk e duron.Ju shpirtin e keni t’ prishtë,
sepse gjithnjë ju ka përciell urrejtja. Lumturitë i keni krijuar në dëm të të tjerëve. Kurrë s’keni qenë Rugovistë. Jeni mbështjellë me petkun e disave në Rugovizëm.Rugovizmi nuk blehet Isë, aj vetëm jetësohet dhe modifikohet. Afrove afër vehtes servilë Isë, e servilet janë kategoria më e keqe e shoqërisë, sepse mbi supet e tyre qëndrojnë diktatorët, kriminelët, pushtuesit dhe maskarenjët më të mëdhenjë të shtetit.

Ju ende qeshni sepse e qeshura është amortizues që lehtëson goditjet e rënda të njëpasnjëshme që i keni pësuar ti Isë me të përkëdhelurit tu.
Ata që ishin me ty, ata që të duartrokitën ty, tani ose janë tutkuna, ose tentojnë të të rjepin për së gjalli.I keni ngatërruar gjërat, kujdesin në pakujdesi duke e shëndrruar në fatëkeqësi.

Falë zotit Guximtarët vendosën të mos heshtin…dhe fituan, sepse patriotizmi duhet të realizohet e jo vetëm të deklarohet.
Deputetë të ndëruari, qëndroni në kuvendë, votoni institucionet, votoni Presidentën!

Shkruan: Shukri VEZAJ

Leave a Reply