Ditët po shkojnë shpejt, e po na duket pak!

0
656

Kanë mbetur më pak se dy javë, deri në balotazhin e 14 Nëntorit, ditët po shkojnë shpejt e po na duket pak!

Pothuajse, 276 orë deri tek ora përfundimtare e fillimit të procesit të votimit.
Secila ditë, secila orë, secila minutë dhe secila sekond, është shumë e vlefshme dhe mjaftë e rëndësishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, aktivistët dhe kandidatët tanë për Kryetar komunash.
Na ka mbetur edhe pak kohë për t’i bindur qytetarët se NE jemi më të mirët për të bashkëqeverisur, së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, ishte në bashkëqeverisje me LDK’ën dhe Nismën në Prizren, gati më shumë se 2 vite, ishte qeverisje e mirë bashkë me LDK’ën, derisa “pinjollët e vegjël” të nismës për t’i shuar egot e veta, prishën marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

E bllokuar brenda kuvendit nga PDK’ja si opozitë, e më pas e tradhtuar nga Nisma me daljen nga koalicioni për interesa personale, lëvizja VETËVENDOSJE!, nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse, të mbetej e vetme në qeverisje, përball një opozite të bashkuar e cila duke i pasur numrat brenda kuvendit komunal, arriti ta merrte kryesuesin dhe ta bllokonte çdo proces në të mirën e qytetarëve.

Unë besojë se LDK’ja nuk do bie në grackën e PDK’së, e cila së bashku me pinjollët e vegjël do të mundohet me të gjitha mënyrat që t’ia kërkoj mbështetjen. LDK’ja duke e mbështetur PDK’ën në balotazh, do t’i humbiste edhe më shumë mbështetësit dhe votuesit e saj, ato e dinë shumë mirë, se PDK’ja gjithmonë e ka shfrytëzuar LDK’ën për t’i realizuar synimet e veta.
Duke e njohur nga afër z. Quni, duke i njohur tiparet dhe virtytet që i posedon, nuk besoj se do t’ia mundësonte PDK-së, qeverisjen në Prizren.

Është koha dhe momenti të bashkohemi, që Lëvizja VETËVENDOSJE!, të marrë edhe një mandat me kryetar Prof.dr. Mytaher Haskuka, duke bashkëqeverisur me Kryeministrin z. Albin Kurti, së bashku do të punojmë më mirë e do të bëjmë më shumë për Prizrenin dhe secilën komunë.

Lëvizja Vetëvendosje
Mytaher Haskuka 144 ✔

Shkruan: Leonor BERISHA

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply