Disa prej shkaktarëve të shfaqjes së dhunës në shkolla

0
472

Shkolla është një institucion edukativo-arsimor për fëmijët tanë, andaj krijimi i një mjedisi të sigurt për nxënësit pa frikën nga sjelljet e dhunshme dhe jo njerëzore, është një sfidë e madhe për shoqërinë dhe para se gjithash një kusht elementar për ngritjen sigurisë dhe cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Kohëve të fundit fatkeqësisht shoqëria jonë është dëshmitare e formave të ndryshme të dhunës sidomos në institucionet shkollore. Studimet e shumta të realizuara në këtë fushë tregojnë se shfaqja e dhunës në shkollë nga ana e nxënësve lidhet shumë dhe me jetën personale dhe familjare që atë kanë. Kështu psh në të shumtën e rasteve nxënësit të cilët kanë një ambient familjar jo shumë të përshtatshëm priren të jenë persona që shfaqin dhunë në shkollë si ndaj shokëve apo shoqeve të klasës por edhe ndaj mësimdhënësve dhunë verbale.

Krahas kësaj një sfid tjetër e madhe është dhe mënyra e bashkëpunimit në mes të prindërve dhe shkollës, ngase në të shumtën e rasteve një bashkëpunim i tillë fatkeqësisht mungon ose është shumë i zbehtë. Kështu, një pjesë e prindërve për shkak të kushteve ekonomike jo shumë të mira detyrohen më shumë të punojnë dhe gjejnë shumë pak kohë të kalojnë me fëmijët e tyre, dhe duke kaluar pak kohë me ta natyrisht që shumë pak do i njohin brengat që kanë fëmijët e tyre. Shkolla në anën tjetër, përkundër angazhimeve të mësimdhënësve nuk ka mundësi që secilit nxënës t’i kushtojë rëndësi ose kohë sa e ka të nevojshme nxënësi për shkak të kohës së kufizuar në shkollë, dhe në rrethana të tilla kur fëmija shfaq ndonjë vështërsi që lidhet dhe me ndryshimet që ndodhin në moshën adoleshente dhe kurr mungon përkujdesja maksimale e prindërve atëher shkolla si institucion ka pak hapësire për të ndërhyrë, sepse mungon kërkesa për ndihmë dhe bashkëpunimi mes prindërve dhe shkollës; dhe ç’farë ndodh në këto situata? Nxënësi fillon dhe bie në mësime, rritet numri i mungesave në shkollë, shpeshtohen daljet pas mësimit për tu argëtuar, shoqërohet me persona me të rritur e që nuk janë pjesëtar të shkollës dhe normalisht që pas gjithë kësaj nese nuk verehet nga prindërit dhe nuk informohet shkolla me këto ndryshime të sjelljes së nxënësit, pason shfaqja e formave të ndryshme të dhunës qoftë mes shokëve e shoqeve qoftë dhe me persona të tjerë jashtë shkollës.

Është me rëndësi të theksojme se dhuna në shkolla nuk manifestohet menjëherë pas një mosmarrëveshjeje në mes të nxënësve gjegjësisht bashkëmoshatarëve, mirëpo, kjo arrogancë dhe sjellje jo shoqërore përcillet me një histori në të cilën palët në konflikt kanë kaluar para kryerjes së ndonjë sulmi eventual prandaj është shumë me rëndësi që sjelljet e fëmijëve të analizohen dhe të kuptohen me kohë si nga ana e prindërve dhe nga ana e mësimdhënësve në mënyrë që të kemi mundësi t’i parandalojmë këto sjellje.

Avancimi në përdorimin e rrjeteve sociale dhe varshmëria që ka krijuar teknologjia në këto kohë moderne janë poashtu një prej faktorëve që ndikojnë shumë në shfaqjen e formave të ndryshme të dhunës nëpër shkolla. Kështu, fëmijët e shkollave fillore luajnë shumë me viedeo lojra të cilat nuk janë për moshën e tyre dhe një formë e tillë e rrit agresivitetin tek këta fëmijë që janë frekuentues të rregullt të këtyre lojrave. Tek mosha adoleshente përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i rrjeteve sociale si Facebook, instagram, snap chat etj poashtu e rrisin mundësinë e sjelljeve agresive qoftë edhe shfaqjen e një zënke për një ‘’status të postuar në fb’’.

Ekzistojnë dhe shumë shkaktarë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e dhunës në shkolla, qofte ajo dhunë fizike, psikologjike apo verbale por këta të cilët i përmendëm janë ndër më të rëndësishmit dhe të cilët duhet të kihen parasysh nëse dëshirojmë të parandalojmë një sjellje të dhunës në shkollë.

Kur jemi tek parandalimi, duke qen se vet punoj si psikologe në shkollë të mesme dua të ritheksoj se bashkëpunimi i mirë me prindërit është porta kryesore që ne të mund të punojmë në parandalim dhe t’i ofrojmë ndihmë secilit nxënës që ka nevojë. Pra, kur prindërit i ndajnë brengat me Psikologun e shkollës, ose me kujdestarin e klasës apo me cilindo mësimdhënës atëher shkolla do e kryej më mirë funksionin e saj, dhe bashkarisht do gjejnë zgjidhje pë shumë problem. Por, nëse këta akter nuk bashkëpunojnë atëher parandalimi dhe ofrimi i ndihmës do të pamundësohet sepse nxënësit nuk janë gjatë gjithë kohës në shkollë, por një pjesë të kohës e kalojnë në shkollë e pjesën tjetër në shtëpi.

Ndihmë tjetër në parandalimin e këtyre sjelljeve është dhe bashkëpunimi me akterët e tjerë, si psh me organet e drejtësisë, policinë etj; edhe pse një bashkëpunim me këto organe ekziston

por nëse shepeshtohet dhe nëse krijohen mekanizma shtes për këtë bashkëpunim atëher do të ishte në të mirë të të gjithë komunitetit.

Për fund, dua të potencoj se prindërit, mësimdhënësit dhe të gjithë profesionistët tjerë që janë të lidhur me edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë e kanë një mision të shenjtë, andaj duhet pasur vullnet dhe përkushtim që sa më mirë ta realizojmë këtë mision që si shoqëri t’i shijojmë të gjithë frytet e mira të punës tonë.

Shkruan: Kaltrina SKORRO – MURTEZAJ (Psikologe klinike dhe shkollore)

Leave a Reply