Deri dje “institucionalista” e Nesër?!

0
366

Me 30 Mars pritet vendimi i deputetëve të LDK-së për ish-bashkëpartiaken e tyre kandidatën për presidente znj.Vjosa Osmani përderisa partitë tjera opozitare kanë paralajmëruar se nuk kanë votë për këtë kandidate sepse sipas tyre ajo nuk paraqet unitetin gjithëpopullor!.

Tani këtu lindin dyshime të shumta për hipokrizi të skajshme sepse e para:

LDK në formë dëshirore deklaronte se është institucionaliste por në realitet bënte të gjitha kompromiset pas pazareve me PDK-në vetëm e vetëm për të qenë pjesë e Qeverisjes ndërsa PDK ia bëri votat Hashim Thaçit për president i cili ishte njeriu më grabitqar, përqarës dhe përjashtues në politikën e pas-luftës në Kosovë.

E dyta: AntiAmerikanët e vërtet janë Blloku PLAN sepse për 21 vite ndërtuan sistem Feudal të Qeverisjes e jo Demokracinë siç i këshilloi Amerika.

E treta: LDK-ja nesër mund ta ndal rreshqitjen drejt zhdukjes, nesër mund ta dëshmoj se sa është institucionaliste dhe a është pro-Amerikane apo për 21 vite i kishte vetëm farsa deklarimet rreth Amerikës dhe Demokracisë ndërsa sa i përket PDK-së, pas
debaklit të madh, PDK ende ka punë për ta ndalur ndarjen në dy pjesë, në PDK-në e profesorit dhe PDK-në e radikalëve feudal, vetëm Pastaj PDK-në e presin reformat e mbrendshme për të shpëtuar diçka nga përfaqsimi i krahut të luftës.

Në përgjithsi Kosova nuk ka të djathtë politike mirëpo pritet që të shihet a do të dalin Parti të Djathta në skenë nëndërkohë që e Majta përfaqsohet nga LVV e cila është në rritje ndërsa e djathta e tanishme është e ndarë në feude krahinore të cilat nuk janë as parti politike e as të djathta mirëpo janë nji lloj amalgamimi i feudit të komandantëve të luftës me korporatat e tyre.

Shkruan: Rexhep MYFTARI

Leave a Reply