Dëmi i qëllimtë ndaj luftës dhe lirisë sonë

0
43

*Ky shkrim nuk ka për qëllim ta lëndojë askë dhe nuk është adresim ndaj askujt. Është qëndrim dhe bindje personale!

Tash, kur shekulli i luftës u lidhë si u lidhë, u bë lehtë të shkruhet në gazeta të popullit, në portale kombëtare dhe kundërkombëtare thashetheme e fjalë kapadaillëku kundër gjithkujt e nga gjithkush. Të mbushet mendja se ka ardhë Kohë e të Ligut dhe mund të flitet me gjuhë t’tulit e të shkruhen libra historikë me dorë të armikut…(!) Të mbushet mendja që kohë e shkaut nuk ka mbaruar ende dhe kjo trohë liri është e rremë.

Më duket se edhe ma keq do të bëhet, kur të del në shesh edhe një kategori njerëzish që po rri fshehur pas shpinës së luftës, duke shikuar tinëz se mos po rrëzohet kush e m’ia zënë vendin. Shtresë e dorës së ligë që i shërbejnë jo vetëm shkaut e t’birit të shkinës, por edhe armikut të kombit që fshihet në mes miqve të kombit tonë! Dorë që nisë të të ledhatojë dhe përfundon duke të gërrithë deri në përgjakje.
Me e “kqyr” kah dy anët medaljen, ka do spiunë që kanë qenë tamam piunë t’Sllobës, ata janë dhe tash të zëshëm e vendimmarrës, janë në krye t’njerëzve, e veç më t’fortë janë në krye të funksionit e të misionit të pandërprerë. Ata tash marrin paga prej mundit të popullit të përvuajtur, anipse dje e do ditë më herët ishin kundër popullit dhe kundër vullnetit të tij. Në institucione kanë zënë fill e po përtrihen si “zotni”, thua se baba ua la trashigim! Dje dhe akoma edhe sot, ata janë shërbëtorë të Serbisë, anipse janë shqipfolës dhe flasin gjuhën shqipe, dhe flamurin kombëtar e puthin përditë, e mbajnë në gji, në zyrë a mbi kulm shtëpie!
Ne, fort jemi të mishëruar për harrimin, sa as varret e baballarëve nuk i dimë, bile as hjekitë e luftës nuk na sillen ndërmend, përvec nja dy a tri orë kur është përvjetor i tyre dalim e mbajmë fjalime me fjalë të mëdha, duke u bërë dyfish më patriotë se ta…(!) Për fjalë të mira metaforike e hipërbolike nuk na shkon njeri i botës.
E kaluara nuk na dhembë pasi të kalojnë nja dy- tri ditë, sepse, i thurim lavde vetës dhe i këndojmë këngë lavdie edhe budallallëkut tonë, sepse ne jemi talentë që të bëmat kolektive t’i shndërrojmë në nam personal.
Ata (spiunët ) kanë ngrehë dorë mbi heronjtë tanë, ndaj luftës për liri dhe ne kemi heshtur sikurse po bëjmë edhe tani, kur historia po dridhet nga tërmete të njëpasnjëshme.
Spiunëve, pisarëve, tradhëtarëve ua kemi dhënë dorë e fjalë, karrigë dhe pushtet, duke i lënë të habitur! E ata vërtet kanë punuar, bile as orari i punës nuk iu ka mjaftuar, por për kë dhe kundër kujt!
E, na duke shfaqë fytyrë të demokracisë, dëgjojmë pa pasë të drejtë fjale…dhe duartrokasim dënimin që na shqiptohet nga gjithfarë pëshurranësh, që në vendin e vetë nuk i bën kush hesap as për pesë pare! Ata, që këtu janë gjykatës eksperimental për të bërë stazh pune, në vendet e tyre, nuk di kush çfarë pune kanë bëre. Çka nëse ata mund të kenë qenë atje punëtorë autolarjesh, kamarierë, bukëpjekës dhe jo gjykatës?! A, të tillët me të gjykuar luftëtarin dhe luftën a?! S’ka ku shkon më poshtë kjo punë! S’ka më turp! Ata që besojnë në buallicë dhe jo në zot, që pinë shurrë lope duke e quajtur ilaç të bekuar, sot, janë gjykatës ndërkombëtarë që të gjykojnë e dënojnë në emër të popullit! Po, në emër të popullit dhe pa dëshirën e popullit! Populli nuk ka faj! Faj kanë “speciallcat”, deputët milionerë, deputetët injorantë, deputetët që marrin votën e popullit e pastaj i shërbejnë liderit dhe partisë; këta kanë faj, sepse me një dorë e ngriten Gjykatën Speciale tash me dy duar nuk mund ta ulin. E gjykata, tash ta shkel e ta mohon luftën, ta shkel lirinë ta dënon çlirimtarin që ka në trup dhjetë e më shumë plagë. Plagë të cilat janë shenjë e luftës dhe e kujtesës së luftës. Pse kurrë nuk u gjykuan spiunët që bashkëpunuan me Serbinë para, gjatë dhe pas luftës? Pse shumë kriminelë serb të luftës lëvizin lirshëm gjithkah duan, madje edhe janë shndërruar në biznismenë kontrabandues të mallrave, të naftës etj. A i dënoi kush këta! Jo, sigurisht se jo., sepse prijësit tanë, pas luftës, lakmuan në pasurimin e vetvetës dhe varfërinë e popullit e të vendit!
Edhe atë trohë histori që e shkruan nëpër libra, e vendosën vetën në ballë oxhaku, në ballë prite e beteje, në ballë lufte, në ballë të pasluftës në ndeja odash, e harruan, se amaneti ndaj dëshmorëve nuk u bë, harruan që kjo trohë liri, nuk është gjë më shumë se veç një armëpushim midis nesh dhe armikut.

Disa gazetarucë dhe disa portale po ma mbushin mendjen se edhe tash janë bërë me shkije…bile edhe ma shkije se shkijet!
Të ndihmuar edhe nga (b)analistë supremë, më shumë se Shesheli e Vuçiqi po i fryejnë burisë kundër luftës së UÇK-së. Këta kënaqen me e pa duarlidhur një ish-luftar a ish-komandant! Hiç s’ dyshoj që nuk bëjnë festë e nuk gjuajnë kah qielli rafale automatikësh.
Këta e bënë punën që të huajtë me përndjekë secilin ish-ushtar dhe ish-komandant. Me e burgosë secilin që ka luftuar për liri. Me e burgosë secilin që ka sjell ujë dhe bukë në istikame të luftës.
Këta pisa, e kanë bërë punën që të huajtë të na gjykojnë luftën dhe të na masin lirinë me pëllëmbë. Ndërsa, miratimin e kanë marrë nga deputetët që nuk shohin as deri të majë e hundës së tyre.
Këta por(dh)talistë sa gati i rrinë ftesave që u vinë ish-ushtarëve e ish-komandantëve, madje i publikojnë ato para të ftuarve. Kjo më habitë fort, a thua, ku dhe nga kush po i marrin këto lajme që nga tri e më shumë herë në ditë i publikojnë dhe nuk lënë kujt pa ia derguar informatën?! Pse bre kurrë nuk ngritën zërin a shkruan një copë lajm për kriminelët serbë që bënë masakra, përdhunuan, zhdukën, dogjën prona, shkatërruan ekonominë e vendit? Nuk shkruajnë, sepse nuk u paguhen lajmet nga shërbimet e financimit nga Rusia, Serbia dhe Kina. Këta portalistë, e gazetarucë, paranë e duan, e për para, ta shesin luftën, ta shkelin namin e ta zhbëjnë kombin.

Janë po këta gazetarucë, po këta (b)analistë e po këta por(dh)talistë që një zot e di në ç’birucë miu janë strukur në kohë lufte dalin tash e flasin për flladi për përmasën e luftës dhe pasojat e saj. Ta mbushin mendjen se këta e paskanë bërë luftën dhe jo Ushtria Çlitimtare e Kosovës. Asnjëri nga ta nuk thotë asnjë fjalë të vetme për masakrën në Reçak, as pë masakrat në Therandë, as për masakrat në Rahovec, as për masakrat në Gjakovë, as për masakrat në Malishevë, që u kryen nga forcat serbe. Nuk flasin këta për këto, sepse nuk i paguan kush… njëjtë edhe dëshmitarët e rremë që dredhojnë zërin dhe mbulojnë fytyrën, nuk paguhen as nuk përfitojnë azilin, vilat dhe veturat luksoze të premtuara në vende të huaja, nese harrojnë qoftë vetëm një fjalë nga deklaratat e mësuara përmendësh. Ama, këta nuk e bëjnë mend, se atdheu i huaj nuk bëhet i tyre, ndërsa dëmi që shkaktohet nga fjalë e tyre, e njollos të kaluarën dhe e plagosë rënd të ardhmen dhe vetë mbesin spiunë dhe shërbëtorë armiku.

M’i pasë veç dy kokërra truri, “kuvendarët” e hartojnë dhe miratojnë një ligj që do t’i ndiqte penalisht edhe deputetët, që ngrehën dorën dhe votuan për formimin e asaj gjykate, duke ngrehur dorë ndaj luftës dhe ndaj sakrificës për liri.

Disa prej tyre, të plasin edhe ma fort kur flasin për çështjen kombëtare e bashkimin kombëtar, a zemra ju qanë për Jugosllavinë dhe për ” Vllaznim-Bashkimin”!

Në fund të fundit, faj kanë udhëheqësit shtetëror, që nuk hartuan dhe miratuan një ligj që mbron vlerat e luftës së UÇK-së. Mungesa e këtij ligji ua mundëson idiotëve, spiunëve, matrapazëve, gazetarucëve, e kujtdo tjetër, të flas e shajë jo vetëm ushtarët, por edhe dëshmorët dhe të tallet me plagët e me vuajtjet e invalidëve të luftës.

Por, sa herë është harruar lufta, ajo është përseritur! Kjo është e dëshmuar historikisht!

Shkruan: Mehdi KRASNIQI

Leave a Reply