Çka t’i bëjmë paratë kesh?

0
674

Shpesh në jetën praktikë ballafaqohemi me pyetjen se çka mund t’i bëjmë me paratë e gatshme? Gjendja e vështirë ekonomike në ekonominë nacionale na bën që të kemi dilemë për paratë tona dhe vazhdimisht duke munduar për të zgjedhur alternativa se çka mund t’i bëjmë me këto para të kursyera? Vazhdimisht ballafaqohemi me pyetjen se ku të investojmë paratë,për të mos harxhuar ose paraja për të mos humbur vlerë nga ndikimet e inflacionit d.m.th vazhdimisht insistojmë të gjejmë zgjidhjen për të investuar në ndonjë projekt fitimprurës në mënyrë që të sigurojmë të ardhura.
Pra siç dihet paraja ka vlerë të ndryshme në kohë të ndryshme.Qëllimi është që paraja të përdoret sepse nëse nuk qarkullon atëherë do të mbetet si një mall që nuk ka shumë vlerë.Paraja duhet të funksionalizoj çdo here në qarkullim në mënyrë që të shtoj vlerën e vet.Paraja e papërdorur i djeg duart të pronarit.Prandaj më së e nevojshme është që paranë e gatshme që posedojmë duhet sa më shpejtë të funksionalizojmë.

Mënyra më e mirë është të investojmë në krijimin e ndonjë biznesi.Se çfarë lloji biznesi, varet nga aftësitë tuaja,nga pasioni,nga talenti nga eksperienca,nga mosha por më së shumti varet edhe nga shuma e parasë që keni në dispozicion.Nuk është patjetër që të punoni ju vetë,por mund të punësoni dikë tjetër.

Si shembull biznesi mund të jetë një pikë për riparimin e makinave ku mund të punësoni një inxhinjer mekanik(specialist të mirë),një shembull tjetër mund të jetë biznes i prodhimit të akulloreve,prodhim I pallomave,prodhim i sakëzave,prodhim i materialeve të ndërtimit,të drurit etj,por mund te krijoni edhe ndonjë biznes që nuk kërkon shumë investim si p.sh:Printim i dizajneve interesante nëpër rroba dhe shitja e tyre nëpër dyqane si dhe nëpërmjet internetit,Kozmetikë e punuar me dorë si krijim i sapunave,kremave,maskave etj ,Qantat e dorës dhe aksesuarët e tjerë të punuar me dorë me dizajne të ndryshme ,Bërrja e ëmbëlsirave me porosi etj.

Për këto biznese mund të investoni vetë ose duke bashkuar kapitalet në formë të ortakërisë.
Një opcion i mirë është edhe blerja e aksioneve të ndonjë biznesi ekzistues në mënyrë që të jeni bashkëpronar dhe të merrni pjesë në ndarjen e fitimit.

Alternativa tjetër është që paratë t’i depozitoni në bankë.Edhe kjo është njëlloj përdorimi i parasë por të ardhurat janë më pak.
Nuk duhet haruar edhe investime Bono Thesari që janë letrat me vlerë afatshkurtëra ose Obligacionet Qeveritare që janë letra me vlerë afatgjata.Kur investojmë në këto letra me vlerë kjo do të thotë që kemi dhënë kredi shtetit,nga i cili investim fitojmë interes.

Shkruan: Erdet TATARI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply