Çka pritëm e çka po shohim?!

0
56

Elektorati kërkonte me vite ndryshimin e qeverisjes në qytetin e Lidhjes Shqiptare.Viti 2017 ishte koha, ishte momenti për me e dërgue në pakthim pushtetin abuziv shumëvjeqar të PDK-s.

Nuk ishte e lehtë, përkundrazi ishte shumë, shumë vështirë. Në garë me të keqen e instaluar në qeverisjen komunale ishin rreshtuar veq e veq shumë seriozisht dy parti opozitare Lëvizja Vetëvendosje! dhe LDK. Megjithë angazhimin e madh të aktivistëve të këtyre partive opozitare, përpjekjet e sakrificat, mundin, djersën, vullnetin e dëshirën raundi i parë i zgjedhjeve nuk e dha fituesin për më tepër kandidati i PDK-s doli i pari në garë pasuar nga i dyti i VV-s dhe i treti LDK-s. U krijua një moment i ri. Partitë opozitare e kuptuan këtë moment dhe krijuan boshtin e ri kundër rrezikut të ashtuquajtur PDK. Nevoja për unifikim si garancë për krijimin e ndryshimit të pushtetit bëri bashkë në ballotazh LVV, LDK, e NISMA për të përkrahur kandidatin e dytë të raundit të parë z. Mytaher Haskuka. Unifikimi u shëndërrua në punë, angazhim, vullnet, aktivitet, lobim, veprim, bashkim, votë dhe fare në fund FITORE.
Ç’ndodhi pas fitores? Si aktivist i LVV, që në fillim vërejta që kandidati fitues i dalë nga organizata jonë filloi që në start të shkelë mbi parimet e shenjta të bashkëpunimit me aktivistët, Këshillin dhe Kryesinë e Qendrës së LVV në Prizren.

Në vend se organizata, Kryesia dhe Këshilli të jenë pjesmarrës në lidhjen e koalicionit të ri qeverisës ata u gjenden jashtë proceseve të formimit të kabinetit qeverisës.
Kryetari Haskuka pa u konsultuar me organizatën e vendosi formatin e koalicionit me LDK-n e Nisman.
Pa e pyetur organizatën nëpër drejtoritë komunale të rëndësishme që i takonin Vetëvendosjes emëroi drejtorë dostat e vet, dostat që gati asgjë nuk kishin kontribuar në Vetëvendosje. Shefe kabinete emëroi dosten kryesore të tij e cila që në fillim ua bëri me dije aktivistëve dhe organizatës se komunikimi me ta mund të bëhet vetëm përmes e-maileve zyrtare. Në këto rrethana në qeverisjen komunale iu dha hapësirë e madhe strukturave të PDK-s e në të njëjtën kohë u kujdes që aktivistët e devotshëm të mbeten sa më larg.

Po kot nuk thonë ” Ç’të mbjellësh do të korrësh”! Aferat, skandalet, keqpërdorimi i pozitave zyrtare, manipulimi me tenderë, punësimet pa kriter sollën çarjet brenda këtij klani. Iku Nisma, kryetar agai prapë nuk pyeti asnjë njeri e emëroi kë deshti vet Drejtoreshë të DKA-s. Pastaj vazhdoi të injoroj kërkesat nga LDK për riformatim të kabinetit. nuk iu bë vonë, jo që nuk mundi e as që nuk diti por e bëri me qëllim. I krijoi kushtet me qëllim që bashkëpunimin me strukturat e PDK-s nga zyret e komunës dhe tenderat e terrenit ta ngrisë në nivel të Asamblesë deri te vetë Shaqa. E Shaqa ia dha dorën i doli hakut, i premtoi bashkëpunim të sinqertë!
I gjithëdijshmi kryetar nuk e pat fare problem që pa e pyetur fare as Kryesin e as Këshillin e Lëvizjes, të dalë në mexhlis duke u thënë mediave se koalicionin me LDK-n ka vendosë me e prishë.
Telenovela vazhdon!
Çfarë do të shohim, çfarë do të ndodhë?
Ata që po hanë përshesh si duket të fundit do ta marrin vesh!

Shkruan: Blerim Q. SARAMATI

Leave a Reply