Bota në një moment të frikshëm

0
543

Shtetet si duket nuk janë duke funksionuar më me normalitet. Bota ndodhet në një moment shumë të frikshëm. Më njerëzit nuk dijnë nga kush të ruhen. Situata të frikshme gjithandej botës. Ngjarje tronditëse në shumë shtete të botës.

Franca, kryetema e këtij shkrimi. Vështirë të jetosh në shtetin e “dashurisë”, nuk dihet se çfarë të sjell e nesërmja. Po ndodhin ngjarje që t’a fusin frikën në palcë, sidomos tek fëmijët. Prindërit nuk janë të sigurtë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke u friguar se a do t’i kthehen fëmijët e tyre në shtëpi të gjallë pas mësimit. E kur ka qenë kështu?! A nuk është ky fundi i normalitetit global?! Pse thuhet që në përqindjen më të madhe globale funksionon “demokracia”, a kjo është demokraci?! Demokraci e frikshme, që të tmerron dhe e mbjell të keqen tek fëmijët. Për këtë, duhet të mblidhen shtetet më të fuqishme të botë për të diskutuar me seriozitetin më të madh për t’i ndalur këto tragjedi që po i shkaktojnë njerëz pa ndjenja njerëzore, në ekstremin e frikshëm e të tmerrshëm, me heqje kokash të njerëzve. Liderët e shteteve fuqiplotë duhet të ndërmarrin nisma për parandalim të terrorizmit sepse do të mbillet edhe tek nipërit e tyre frika dhe më e keqja do të mbillet shembulli i dhunës e i ekstremit tek ‘ta.

Ata që po i shkaktojnë këto dhimbje, vetëm muslimanë nuk mund të jenë. Sepse e dijmë që tek feja islame nuk lejohet as marrja e hakut e lëre më t’i hiqet koka qytetarit që i shikon punët e veta.

Bota është duke u përpallur me shumë të panjohura të frikshme e tē rrezikshme. COVID-19, është njëri prej këtyre problemeve, që çdo ditë po merrë jetë njerëzish. Edhe me këtë problematikë duhet të merret bota shëndetësore të cilën e përbëjnë shtetet më të zhvilluara të botës, që t’a shpëtojnë njerzimin.

Fëmijët e botës nuk duhet të zgjohen duke degjuar lajme të frikshme, ata duhet të dëgjojnë vetëm pë të mirën e paqësoren.

Jeta e qytetarëve është bërë sikur diçka shumë e pavlerë dhe e pa sigurtë. Nuk dihet se ku të gjenë e keqja që shkaktohet nga njerëzit e ligjë.

Liderët e shteteve me ekonomi të zhvilluar duhet të reflektojnë me seriozitetin më të madh se kurr më parë, sepse do të jenë ata të parët që do t’u rrezikohet e ardhmja jo vetëm e tyre por edhe e familjeve të tyre. Duhet t’a luftojnë ekstremizmin dhe terrorizmin deri në rrënjë, sepse është diçka që mund të bëhet me një angazhim të vizionit të qartë.

Deri më tani situata me të cilën bota po përballet ka qenë me individë por edhe me grupe të caktuara terroriste, por frika është se tash e tutje do të përballemi me “shtete ekstremiste” si pasojë e mos vigjilencës së botës “demokratike” dhe vizionit global.

Secili shtet duhet t’a jep kontributin e vetë lidhur me këto tema të tmerrshme që tek fëmijët po mbjellë frikë. Sepse bota po rrezikon të përballet me situata shumë të rrezikshme deri në ekstremin e thellë, zhdukjen e normalitetit dhe do të jetojmē në një ambient e në një botë të kriminalizuar që do t’a qojë botën në nivelin e shfarosjes.

Edhe Kosova duhet të jetë përkrah shteteve demokratike duke e dhënë kontributin e saj në nivel rajonal sikurse që do të duhej që të gjitha shtetet t’a japin kontributin në rajonet e tyre dhe për t’a rrumbullaksuar me një nivel global për të mirën e të gjithë njerzimit.

Dhe në fund, bota “demokratike”, asnjëherë nuk duhet të harrojë që liria e shprehjes duhet të ekzistojë çdo herë dhe në çdo moment.

Shkruan: Rinor ZYRAPI

Leave a Reply