Biznesi i dasmave në Kosovë po del të jetë alfa e omega e çarkut ekonomik në vend

0
900

Biznesi i dasmave në Kosovë po del të jetë alfa e omega e çarkut ekonomik në vend e cila hiç më pak se kaq biznese po i prekë:

Sallonin e dasmave, e cila ka të punësuar më së shumti si kamerier, kuzhinierë, pastrues etj.;

Muzika, në të cilën preken këngëtari, orkestra dhe zërimi me qera;

Sallonet e bukurisë, e cila përfshinë veçmas bizneset si: make up artistët, mbjellja e thonjëve, frizura, mbjellja e qerpikëve, etj.;

Industria e tekstilit duke ja nis prej butiqeve që shesin vetëm për nuse, e dhandërr, butik për fustana solemn me të cilën e kemi Bazhdarhanën plot e përplot e deri te këpuctarët;

Limuzinat me qera, tymi per dasëm e dekoret për kanagjegj e banket;

Neve fotografët, duke i’a nis prej vetes që bashkpunojmë me: kameramanë, fotografë, biznesi i kornizave, i ftesave, montazherët e ahengjeve, e bizneset ku blejmë material si letra e ngjyra, etj.;

I vetmi biznes që përfiton e nuk pom dhimbset janë bankat që e zhytën popullin në kredi me norma astronomike!

Ky ishte ilustrim për vetëm një dasëm se sa familje i prek ekonomikisht, duke mos i hy tjerave.
Tash me gisht në kokë të mendojmë, a me na dhimtë koka 2 ditë prej virusit, a po me u zhyt në borgje deri në kokë?

Një verë e perballojmë disi, po të dytën kush na garanton?

Shkruan: Agon ÇAKALLI

Leave a Reply