Balotazhin do ta fitojë Mytaher Haskuka

0
1160

Fjalët pak mund ta përshkruajnë Mytaher Haskukën. Atë e përshkruajnë, më mirë e më shumë, punët e tij, për Prizrenin. Si intelektual i rrallë, e si profesor universitar iu bashkua Lëvizjes, në një kohë kur t’i bashkoheshe ishte vetëm sakrificë. E pasuroi Lëvizjen, me dije e virtyte. I dha shumë, si deputet, e si kryetar komune. Njeri me modesti aq të madhe, rrallë haset në politikë. I urtë me të gjithë, i vendosur në çdo punë. I drejtë në një botë jo aq të drejtë. I sinqertë, në një botë jo aq të sinqertë. Pa intriga, e pa lajka, në një botë me plot intriga e lajka. Kryetar i cili punoi me këto virtyte dhe e dha maksimumin nga vetvetja.

Shumë e bllokuan, shumë e penguan, shumë e munduan, por nuk e mposhtën, sepse Mytaher Haskuka dhe humbjet e tij në politikë, janë bashkësi boshe, në gjuhën e matematikës. Nuk ka garë politike, ku ka humbur Mytaher Haskuka. Ku ka garuar, ka fituar. Nuk është gjë e mençur të jesh kundërkandidat i tij. Kundërkandidati njeherë është mposhtur, por siç duket nuk ka mësuar. E mësimi, që nuk mësohet, duhet përsëritur. Ky mësim do të përsëritet më 14 nëntor.
Shokë e shoqe, më 14 nëntor, t’i ndajmë 10 minuta kohë, për ta votuar Mytaher Haskukën me numër 144 ✔, sepse e duam Prizrenin, sepse e duam Republikën. Me Albin Kurtin e Mytaher Haskukën, Prizreni do të zhvillohet edhe më shumë, gjatë 4 viteve të ardhshme.
S’ka kthim mbrapa!
Bashkë qeverisim 144✔

Shkruan: Leutrim FLUGAJ

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply