Babi nuk mërzitem pse dhe jetën për Liri, por pse nuk më përcolle nuse

0
1308

Babi unë bija jote e vogël tanimë u rrita pa të takuar asnjëherë pa të pa dhe pa të përqafuar, me mungesën tënde asnjëherë nuk u mesova dhe nuk do mund të mësohem.

Babi ti më ke munguar çdoherë në çdo moment, gëzimi e hidhërimi, mërzie e lumturie nuk ke qenë pranë meje, dhe nuk pata mundësi t’i kaloja këto momente me ty.

Zoti më sprovoj me sprovën e Prindit, shpresoj dhe lutem që ti të jesh krenarë me mua, asgjë tjetër nuk dua.

E di, është shumë e vështirë ta mendosh jetën pa ty, mirëpo duhet të pajtohem me fatin tim, dhe të jetojë me shpresën se një ditë do bëhemi bashkë.

Babi e di që ti nuk ishe me mua në hapat e para të jetës kur bëja nuk ishe aty të më kapje dorën dhe të më thoje forca bija ime ngrihu do ja dalësh.

Nuk ishe me mua dhe në ditën e parë të shkollës sime të më thoje se sa i lumtur je që tani po fillojë të mësoj për një jetë dhe të bëhem dikush në të ardhmen.

Mungove në momentet kur përballesha me vështirësitë në jetë, do doja që në ato momente të kapja dorën tënde dhe të perqafoja të them Mungove në momentet kur përballesha me vështirësitë në jetë, do doja që në ato momente të kapja dorën tënde dhe të përqafoja, të them kam dhe unë një dorë e cila më mbron dhe më ndihmon, më bën të ngrihem dhe më lart, të vazhdoj përpara, të ngrehi kokën lart.

Do doja që netët që kaloja duke qarë të ishe aty të më fshije lotin me duartë e tua dhe të flisnim së bashku.

Gjithmonë kam pasur dëshirë si fëmijët e tjerë njëher të më ledhatoje flokët dhe unë të ndihesha e qetë pranë teje.

Babi tani dhe unë po martohem dhe po filloj një jetë tjetër, shpresoj dhe lutem që të më japësh bekimin tënd nga atje lart, pasiqë këtu s’të kam afër dhe të lutem Babi ji i lumtur me mua, do të dua derisa Allahu të na takoj së bashku në Ahiret.

Babi nuk mërzitem pse dhe jetën për Liri, por pse nuk më përcolle nuse.

Mungove në ditën më të rëndësishme për mua, mungoje po atë ditë kur kisha më së shumti nevojë për ty.

Mungesën tënde nuk mund të zëvendësoj askush, dhe pse me mua këtë ditë nuk ishe pranë fizikisht, shpirtërisht të kisha gjithmonë.

Shkruan: Erza SHALA – vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Liman Shala, nga fshati Jeshkovë, i rënë me 11 mars të vitit 1999, eshtrat e të cilit ende nuk janë gjetur…

Leave a Reply