Atdheu

0
486

Atdhe është toka ku mi njeh hapat
Është vendi që kur eci më buzëqesh dhe mali.
Këtu ku Dielli ka tjetër mirësi,
Nuk ma djegë lëkurën,
E ma e ngroh veç shpirtin!

Është ky vend ku e kuptoj blegrimën e qengjit,
E mos të flas për njerzit që kuptohem pa fjalë!
Është ky vend ku zgjuar e n’gjum,
E shoh dhe e ndjejë të njejtën përjetësi!

Ky është vendi ku mi ruan fshehtësitë
Mi mbulon të metat e mi lartëson mirësitë.
Është kjo toka ime ku bëra hapin e parë
Këtu edhe kur u rrëzova u ngrita pa plagë.

Oh, ky është vendi im me plotë pluhur e baltë
Me plot njerz hallexhi që nuk kërkojnë lëmoshë
Jetojnë në skamje e derte në unin e vet,
Pajtohen me fatin – rriskun e Krijuesit!
Njerz që mbrëmjeve shtrihen për të “fjetë”,
Me barkun e zbrazur e ndërgjegje të pasur!

Eh, Atdhe i dashtun Atdhe,
Plot male e fusha lëndina e lumenj
Asgjë ty nuk t’mungon nga begatia e Krijuesit!
Pos një udhëheqje të ndershme me parime
Që ka frikën e Zotit para marrjes së vendimeve!

Shkruan: Abdullah V. THAÇI

Leave a Reply