Arsimimi në vitin 2020

0
580

Ishin ditët e para të muajit Mars të vitit 2020, kur na kaploi një virus pandemik i ashtuquajtur Coronavirus-Covid19, me ç’rast kjo pandemi prej atëherë na ka izoluar tërësisht në vatrat tona. 

Deri në ato ditët e para të muajit Mars, gjithçka shkonte ashtu siç duhet të ishte një jetë normale. 

Fëmijët shkonin në shkolla, gjimnazistët vijonin parapërgatitjet për maturë dhe për vazhdimin e studimeve, ndërsa studentët vijonin ligjëratat dhe provimet semestrale. 

… Fatkeqësisht, me ardhjen e pandemisë ogurzezë, për disa ditë ndaloi edhe vijueshmëria e shkollimit nga niveli fillor e deri në atë universitar. 

Sidoqoftë, u arrit një rrugëdalje! Arsimimi nuk u ndërpre për shumë kohë, por u vazhdua virtualisht në platformat online siç janë: Skype, Zoom, GoogleMeet, BigBlueButton, Adobe Connect e të tjera… 

Kështu u vazhdua edhe me mbajtjen e trajnimeve, gjë që pavarësisht ngarkesave teknike në internet, kjo formë e ndjekjes virtualisht, rezultojë të jetë vërtetë mënyrë dhe qasje e duhur për vijueshmërinë e studimeve dhe arsimimit pa e ndërprerë tërësisht. 

Tanimë, jemi në muajin Nëntor (kaluan plot 8 muaj!) që nga fillesat e kësaj pandemie infektive dhe në disa raste edhe vdekjeprurëse që na gllabërroi gjithë globin, por nuk e ndali assesi vazhdimin e të arsimuarit të fëmijëve dhe studentëve të përkushtuar e të motivuar, për një ardhme më të ndritur. 

Arsimimi në vitin 2020, megjithëse në situata të rënduara, po vazhdon të mbahet në vijueshmëri të kombinuar në atë virtuale në platformat online, si dhe në raste të caktuara edhe fizikisht “in–person” , gjithnjë duke i respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe veçanërisht edhe me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Arsimohuni, mos ia privoni vetes mundësinë e të shkolluarit. Mos u dorëzoni, pavarësisht që jeta na servon ndonjëherë sprova me sfida të rënduara. Ballafaqohuni me çdo divergjencë që iu shfaqet. 

Për një të ardhme të ndritur dhe për një rini të shëndoshë. 

Mbani maskën dhe mbrojeni shëndetin tuaj. 

Mbani trurin në funksion, ushqejeni atë me lexim dhe bëhuni sa më të arsimuar. 

JETO PËR T’U ARSIMUAR, ARSIMOHU PËR TË JETUAR.

Shkruan: Leutrim BRAHA

Leave a Reply