Anestezia, Njihuni me aparaturën më të rëndësishme spitalore e cila ju mban në “Gjumë” gjatë kirurgjisë

0
164

Sic e dimë një pacient i cili do kryejë një operacion apo kirurgji invasive,  aplikimi i narkozës ose anestezise gjenerale është e rëndësishme. Anestezia shkakton paralizë temporare (të përkohshme) duke e cuar pacientin sic I themi ndryshe ne “Gjume të manaxhuar”.

Aplikimi i anestezisë realizohet në rastin e kryerjen së një operacioni kirurgjikal sa më efektiv , pa dhimbje dhe për ti dhënë mundësine kirurgut të procedojë në mënyrë sa më optimale.

Por cfarë është anestezia dhe aparatura e anestezise dhe si funksionon ajo?

Anestezia është paraliza temporare e manaxhuar  e cila aplikohet tek pacienti përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Aktualisht Anestezia kategorizohet në tre mënyra aplikimi.

–          Anestezia Lokale (e cila aplikohet për ndonje nderhyrje të lehtë invasive , ajo shkakton mpirje të zonës ku do procedohet ndëryrja e lehte dhe përbërjet kimike më të aplikuara të anestezise lokane janë: Lidokaina, Mepivakaina , Prokaina etj të cilët kanë efekt të shpejtë në mpirjen e zonës ku do aplikohet ndërhurja e lehte.

–          Anestezia Rajonale është një tipopologji anestetike e cila ndikon në mpirjen lokale të një zone të madhe të trupit përpara ndëryrjes kirurgjikale. Përbërjet kimike të cilët aplikohen jane: bupivakaina , fentalini të cilët kanë një efektivitet të shpejtë të efektit të mpirjes (Paraliza temporare).

–          Anestezia Gjenerale (e pergjithshme është tipologjia e paralizës temporare të pergjithshme të organizmit , ndryshe e thënë venia në gjumë të manaxhuar të pacientit përpara ndëryrjes kirurgjikale (Kuptohet kemi të bëjmë me ndërhyrje kirurgjikale invasive të mëdha ku paraliza temporare e manaxhuar e organizmit është mandatore (shumë e rëndesishme të përdoret) .

(Përbërjet kimike të cilët aplikohet për të aplikuar anestezine gjenerale janë ( Oksidi i Azotit, Eteri, Halotani , Izoflurani , Sevoflurani , Enflurani, Desflurani etj.

Anestezia e përgjithshme aplikohet në dy mënyra:

1-      Më anë të inhalimit ( pra thithjes së gazeve anestetike dhe oksigjenit duke absorbuar elementet anestetike te permendur më parë per ti humbur koshiencën pacientin perpara operacionit.

2-      Me anë të injektimit intra-venoz të cilët aplikohen medikamente kimike të tjera si: tiopenton, ketamine, fentalin për të shpejtuar procesin e paralizës ose vënies në gjumë te pacientit.

Sistemi i anestezise është një aparaturë disi e komplikuar e cila mikson në një raport shumë të saktë të caktuar elementet si  Oksigjen, Ajer dhe Gazet Anestetike në organizmin e njeriut.

Aparatura e Anestezise përbëhet nga katër pjesë  kryesore

1-      Respiratori i integruar në sistem dhe sistemi i inhalimit të gazit anestetik

2-      Miksuesi , përzjerësi i gazeve të anestezise  

3-      Sistemi i absorbimit të dioksidit të karbonit dhe lageshtisë

4-      Monitori i pacientit I cili vazhdimisht monitoron vlerat jetike të pacientit gjate ndërhyrjes kirurgjikale.

1-      Respiratori i integruar dhe sistemi i inhalimit të raportit te gazeve anestetike.

Gjatë procesit të anestezise ndodh që pacienti nuk mund të realizoje frymëmarrje të kontrolluar dhe është e rëndesishme aplikimi i ventilatorit të reanimacionit të integruar në sistemin e anestezise duke ndihmuar fryme-shkembimin e pacientit.

2-      Sistemi i miksimit të gazeve anestetike shërben për të përzier gazet në një raportë shumë të saktë për ta aplikuar tek pacienti nepermjet frymemarrjes.

Sistemi i aplikimit intra-venoz i përbërjeve anestetike shërben për të injektuar këtë përbërje nëpërmjet venave.

3-      Sistemi i absorbimit të dioksidit të karbonit dhe lagështise është një strukturë e mbushur me Hidroksid Kaliumi ose Hidroksid Natriumi për të përthitur lagëstirën dhe dioksidin e karbonit.

4-      Monitori i pacientit është shumë i rëndësishem në sistemin e anestezisë pasi monitoron në mënyre shumë të saktë vlerat jetësore të pacietit gjate kirurgjise.

Rëndësia e aplikimit të saktë dhe të kujdesshem të aparaturës së anestezisë

Aplikimi i anestezisë realizohet nga mjeku reanimator ose anestezisti i trajnuar mire sepse është shumë e rëndesishme percaktimi I raportit të gazeve anestetike të cilët do aplikohet tek pacientit pasi një raporti qofte dhe I vogel dhe i gabuar mund të shkaktojë një gjëndjen akute të pacientit gjate operacionit duke e cuar në vdekje të menjehershme.

Krahas Respiratoreve , aparatura e anestezise duhet të mirëmbahet , te pastrohet , te konfigurohet dhe kalibrohet në mënyrë të vazhdueshme dhe kujdesi në përdorim duhet të jetë shumë i madh pasi është një aparaturë e ndërhyrjes së drejtëpërdrejte tek pacienti gjatë kirurgjisë duke e manaxhuar paralizën e përkohshme të pacietit.

Trajnimi i mjekut reanimator dhe anestezist është shumë i rëndësishëm pasi një gabim i vogël në manaxhimin jo të mirë të pajisjes mund të shkaktojë një situatë emergjente tek pacienti.

Shkaqet e humbjes se jetëve te pacienteve nga Anestezia.

1-      Deshtimi I qarkullimit te gjakut si rezultati I hipovelamise ne perzjerje me gazet anestetike nga mbidoza (Overdoza e gazeve anestetike)

2-      Hipoksia (Renia e oksigjenit ne gjak ) dhe Hipoventilimi (ventilimi I ulet i respiratorit)

3-      Hipertermia Malinje (nje semundje e rralle gjenetikisht e trashegueshme e cila ka te beje me rritjen e larte te temperatures nga perberjet kimike te anestezise)

4-      Mungesa e vigjilences se mirembajtjes se raportit te gazeve apo produkteve anestetike gjate kirurgjise.

Përpara aplikimit të anestezisë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave të gjakut dhe të gazeve në gjak pasi në varësi të këtyre analizave përcaktohen raportet anestetike të elementeve kimike të cilët do aplikohen tek pacienti përpara kryerjes së procedurës kirurgjikale.

Shkruan: Ermand MERTENIKA

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply