Analizë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura dje

0
433

Data 14 Shkurt ishte ditë e përcaktimit ku sovrani votoi për subjektet politike dhe kandidatët për Deputet në Parlament (Legjislatura VIII).

Tashmë, po dihet dhe rezultati ku befasisht bindshëm po prin Lëvizja VETËVENDOSJE, e pasuar nga PDK si parti e parë opozitare, LDK e treta në rradhitje dhe AAK pas saj.

Duhet theksuar se NISMA SocialDemokrate, kësaj rradhe nuk e ka kaluar pragun zgjedhor për të fituar ulëse në Kuvend.

VETËVENDOSJA, ka shënuar ngritje tejet të lartë në krahasim me Zgjedhjet 2019, ku duhet veçuar se këtij subjekti natyrisht i ka ndihmuar edhe bashkimi me Vjosa Osmanin.
Kjo rezulton se nga 110 Kandidatë të Listës së përbashkët VV-Vjosa, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të jenë gjysma e listës së prezantuar para sovranit gjatë elektoratit të Zgjedhjeve të Parakohshme 2021.

PDK, befasisht ka shënuar rënie të papritur në përqindjen e votave të fituara në krahasim me Zgjedhjet e vitit 2019, por gjithsesi ka vend për konsolidim partiak dhe reformim të brendshëm brenda strukturave partiake të saj, meqënëse është pritur rezultat më i lartë se sa rezultati që është arritur.

LDK, ka shënuar rënie drastike dhe mezi kanë arritur mbi 100 mijë vota. Menjëherë ka patur reagim, nga Kryetari i deritanishëm, Isa Mustafa ku ka nënkuptuar faktin se në Mbledhjen e rradhës së partisë do ta paraqes dorëheqjen, me ç’rast edhe Lutfi Haziri, ka nënvizuar ndër të tjera se janë Kryesi në dorëheqje.

AAK, në anën tjetër ka arritur dozë të theksuar të votave, ku me një koalicion të mundshëm me VV, do të mund të bëhej pjesë e bashkëqeverisjes në Ekzekutiv.

Duke i marr parasysh rrethanat dhe situatat gjatë procesit së votimit, më datë 14.02.2021, në këto Zgjedhje të Parakohshme të inicuara dhe të caktuara nga U.D. Presidentja Vjosa Osmani – kanë patur ecuri vërtetë të rregullt, nuk ka ndonjë raportim për ndonjë incident apo inicim të rasteve për shkeljeve ligjore dhe kushtetuese.

Përfundimisht, na mbetet të theksojmë se cilado parti është fituese, shpresojmë se do të bashkëpunojnë me partitë opozitare si dhe me Sovranin, për shtetndërtim dhe funksionalitet institucional dhe shtetëror.

Shkruan: Leutrim BRAHA

Leave a Reply