A mundet shkarkimi i Vjosës nga posti i nënkryetarës, ta (përgjysmojë LDK-në) ndryshojë skenën politike kosovare?

0
440
  1. Nëse, zhurmshëm thuhet dhe promovohet në rrethanat dhe konstelacionet e sotme, mendimi, gjykimi dhe veprimi ndryshe i ndonjë anëtari, e aq më tepër nënkryetarës së LDK-së, siç ishte rasti me Zonjën Vjosa Osmani, e në ndērkohë me cinizmin dhe mllefin personal të konsistohet që të ndëshkohet ashpër po ky mendim dhe veprim i lirë e me ngjyrë demokratike e qëllim fisnik, atëherë s’ka si tē mos reflektohet dhe manifestohet në linçim. LDK-ja me historinë e qenësimit të saj, sidomos pas periudhës rugoviane është shquar dhe identifikuar pothuajse gjithnjë lehtësisht me normimin e ngadalët dhe të sigurt tē menduarit kreativ cinik (çka është interesant; anëtarësisë së saj polimilitante, e sidomos asaj me origjinë komuniste dhe gjeneratave të reja që ende s’kanë hipoteka ideologjike, ky “normim … cinik” në “tregun dhe teatrin” e të menduarit dhe vepruarit politik kosovar, i është “shitur” e madje anëtarësisë së gjerë është provuar që t’i imponohet si një qëndrim, mendim, veprim e gjykim tipik rugovian!?
  2. Që i bie se; Vjosa si “injeksion” dhe produkt tipik i asaj që shquhet nga demiurgët e LDK-së, “shkollë rugoviane” (anipse, në këtë stad emencipimi politik shqiptarët mendoj unë ende nuk e kishin as luksin, as zotësinë e as traditën e formimit të shkollave reale politike!), ishte nē; këto binarë të TOLERANCËS ndaj tjetrit (Rugova, p.sh. pranonte dhe toleronte kundërshtarërët e vet edhe kur ishte i bindur qind për qind për inferioritetin e tyre dhe superioritetin e tij absolut. Ose në Rambuje kur e toleroj Thaçin të udhëheqë delegacionin shtetēror. Ose në zgjedhjet e pasluftës, kur përkundër fitores bindëse ndaj PDK-së, e toleroi Thaçin të bëhet kryeministër); ishte në orbitën e asaj ZEMËRGJERËSIE, ku p.sh. Rugova, në shumë situata tensionuese dinte të bëhej i butë me “ashpërsinē” e tij intelektuale! Pra, zemërgjerësinë e traditës rugoviane edhe në raport me ndërkombëtarët që e artikulonte dhe dëshmonte me ata gurēt e çmuar… që ua dhuronte atyre. E që kishin të vetmin qëllim për t’i sensibilizuar të njejtit me “peshën dhe rëndësinë e pasurisë nëntokësore” të Kosovës); dhe KËMBËNGULËSISĒ, kur për çdo xhuma ripërsëriste refrenin (që për tē padyrueshmit ishtē kthyer nē monotoni dhe kakofoni!) e njohur “Kosova, shtet i pavarur dhe demokratik” (të cilin refren Thaçi pasluftēs, duke dashur të bēhet in, e bastardoi skajshmërisht duke e ripërsëritur si” Kosova, shtet sovran, i pavarur dhe demokratik”!?) në prononcimet që i bënte te hundët e pushtetit serb;
  3. Thēnē edhe mē thjesht, Vjosa Osmani duke qenë e ngritur, edukuar dhe shkolluar pikërisht nën “ëmbrellën” e kësaj fryme tē tolerancës, zemergjerësisē dhe kēmbēngulësisē, ndërtoi dhe gdhendi tiparet e veta tē karakterit njerëzor e ideologjik, tipik rugovist. Kurse, propaganduesit dhe aparatçikët e zëshēm (sidomos në zgjedhje nacionale) partiakë, që ende thirren dhe kanë bē edhe pasuri marramendëse; ku nga të qenit asistent e përkthyes i thjeshtë, janē promovuar pasluftës në ministra e kryeministra!) qē zakonisht u thirrën, e ca nga ta ende thirrën në “rugovizëm” dhe karizmën e Ibrahim Rugovës, në fakt ishin dhe mbetēn manipulues dhe sharllatanë në identifikim dhe ekzekutim social, të skenës politike kosovare. S’këndejmi, largimi dhe margjinalizimi i qēllimshëm dhe i paramenduar, po nga këta aparatçikë dhe pseudorugovistë, i Vjosa Osmanit, si një rugoviste e vërtetē dhe e shkolluar po me këtē “nervë politik”, LDK-së së Isa Mustafës dhe klanit të tij, mund t’i kushtojë me përgjysmim të saj!

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply