A e kanë parasysh politikanët se sot ka doktor akademik që marin pension 90 eurosh!

0
555

Është për keqardhje kur ndëgjon dhe kupton, se sot ky shtet i Kosovës paguan pensione si të thuash lëmoshë për qytetarët e saj, respektivisht për një kategori të atyre qytetarve që kanë qenë dhe janë ende elitë në shoqërinë tonë, si nga ana e kualifikimit shkollor, meritat e tyre intelektuale, autoriteti dhe puna që kanë bërë, pra fjala këtu është për doktorët, akademikët profesorët që përkundër meritave që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë në shoqëri, ata njëkohësisht kanë qenë edhe kontributdhënësit tatimor për buxhetin e Republikës së Kosovës.E ndërsa sot me të dalur në pension, këtë kastë të veqant të shoqërise shteti yne i dashur ata i shoqëron me nga një 90 eurosh pension.Kjo as që mund të quhet pension, por lëmsoshë sociale dhe hajgarellëk i vërtet apo tallje me këtë shoqëri.

Shteti i Kosovës apo më mirë të themi burokratët zyrtareët politik, që kanë përfaqësuar legjislativin dhe egzekutivin për vite me rradhë, kane gjetur “justfikimin ligjor” se përse si kjo kategori siq e doktorëve profesorëve etj, marin pension 90 euosh, pra sipas tyre është arsyeja e mungësës stazhit në mardhënie të punës, pra ju mungojnë 15 vite stazh pune, dhe nga arsyeja tjeter se stazhi në periudhë të paraluftës nuk po numërohet apo llogaritet.

E pikërisht kjo mua si avokat, më brengos dhe e gjitha kjo më lën për te kuptuar, se qfarë injorantësh, të paditur, që nuk njohin as një normë të etikës moralit dhe edukatës sot nga udhëheqin. Si mund të kërkosh me ato far rregulloresh, a far udhëzimesh administrative, në dikasteret e tyre të koruptuar dhe diskredituar, që stazhi apo mardhënia e punës të jëtë prej 15 vitesh, duke mos e llogaritur kontributin tënd në kohë paraluftës që ke punuar për atë kohë qoftë si doktor, akademik, profesor, apo udhëheqës i ndonjë ndermarjeje.Une ju them, se pikë së pari po ai stazh prej 15 vitesh që po kërkohet, nga kjo kategori e personave që kanë dalur në pension, ajo faktikisht egziston.Pra është po kjo kategori, që e kanë stazhin e punës jo për 15 vitesh, por më tepër se aq. Pra kjo është lehtë e dëshmueshme, për ata injorantët burokrat, që e kanë  degdisur këte shoqëri në çdo pore të jetës.

Këtu mjafton të shikohen kontratat e punës, dhe evidencat në paguarjen e taksave në kohë paralufte dhe paslufte, pra në mënyre kontinuele ata kanë qenë në mardhëniet e tyre të punës.Por dëshmitë e tilla, sipas tyre nuk mund të meren si të pranuara, sepse tani thojnë që stazhi i para- luftës nuk duhet llogaritur sespe pensionet kontributet, nuk janë paguar nga regjimi barabar i shteti serb.Por qfar lidhjesh ka kjo! përse e ndërlidhin ketë sitatë politike! Sigurisht që të nxjeret ndonjë lloj jusiftikimi.Nëse truset apo kontributet, nuk janë paguar nga regjim okupator serb, për

kohën e paraluftës, për arsyerat politike okupatore, të regjimit serb, atëher përse si fakt argument ata nuk i shofin kontratat e punës, kohën e punës vazhueshmërinë, dhe shërbimin e punës, apo të mund të e marin si fakt pagat që ka marur kjo kategori e që vërtetohet se stazhi i mardhënies së punës është për më tepër se 15 vitesh.

Mendoj se urgjentisht kjo gjë duhet rregulluar me ligj të veqantë, dhe këtyre kategorive të personave që i’u kontestohet në mënyrë të padrejtë periudha e punës së stahzit prej 15 vitesh, që si pasoj sot të marin pension prej 90 eurosh duhet të rregullohet.Sepse kjo kastë e shoqërise ka vlerën e saj, peshën e saj intelektuale e shkollore, por edhe dëshmuese për shërbimet që kanë kryer për interes të këtij shteti të Kosovës.Qëllimi është se kjo përfundimsht duhet të barazohet me pensionstët e tjerë qe marin pagë ekuivalente me periudhën e kërkuar kohore.Pra nuk po kërkohet ritje të pensionit, por barazi ligjore më të tjerë pensionistë, e jo ndihmë sociale apo lëmoshe me 90 euro.

Shkruan: Gent GJINI

Leave a Reply