21 vite pa Ekrem Rexhen!

0
467

EKREM REXHA AILAS KOMANDANT “DRINI”

“Drini”, sinonim i lumit me rrjedhë të qetë, bujar dhe shumë frymëdhënës për bashkëluftëtar, shpresëdhënës për grupe tjera qytetaresh. Nofka “Drini”, ҫarkullonte gjithandej në kohën kur bombardohej nga forca paramilitare dhe ushtarake serbe.
Komandant “Drini”, ushtarak karriere-epror, kishte hartografinë në horizont, për vendodhjen e forcave ukupatore. Ai guxoi, theu tabu-temat, vuri para vetes misionin për ҫlirimin e atëdheut, emëruar nga shtabi përgjithshëm në hierarki komanduese në Vrri, si pika më e afërt e qytetit të Prizrenit. Misionin(amanetin) e dergoi deri në fund, si në aspekt organizimi dhe koordinimi për koordinata në raport me struktura të NATO-s, në zonën e caktuar dhe më gjërë. Ai, hartoi planin për ҫlirimin e Prizrenit, gjë që publikisht e dëshmon në tubim të mbajtur në Jeshkovë, origjinuar në natyren e një strategy, të urtë, të qetë por dhe këmbëngulus. Nofka, Komandant “Drini” mori jehonë, Prizren, Kosovë dhe jo vetëm, si organizator i shkelqyer, diciplinë, koordinues dhe zbatues në përpikmëri të vendimeve të paracaktuara.
Për herë të parë takohem diku në Nëntor 1999, në një takim për ҫështje mjedisore, në zyrë të UNMIK, me ҫ’rast tregohet shumë i gatëshëm për bashkëpunim, befasi ishte, por e vërtet. Pas këtij takimi kem pasur koordinim të vazhdueshëm, gjithnjë në ҫështje mjedisi, ai e quante urë ndërvepruese ushtarake dhe ekologjike.
Ai punonte me ritmin e një ushtaraku, nuk ndalej, nuk pritonte t’merrte pëgjegjësi dhe ndante detyra, pra t’kontaktonte, 3-4 herë në ditë, për punë të caktuara. Kjo e bënte të pa zëvëndësueshëm. Vizioni i tij- Prizreni qytet zhvillimor, konkurues dhe lider, ishte detyrë e tijë. Filloi ta elaboroi në plan veprimi, duke marr në mbrojtje tokat e bukës- punuese, risistemim për prodhime vendore, punësim dhe rregullim mirëqenje duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve inoorganike dhe organike.
Në këtë kohë, merret vendim për organizim-festim të Ditës së Tokës 22 Prill 2000, për herë të parë në Kosovë. Ide e koordinuar në mes të zv. Adminsitratorit M.Baskin dhe Drejtorit të Emergjencave dhe Mjedisit, z.Ekrem Rexha. Gjatë këtijë rrugëtimi, bashk-

organizimi, jem takuar pothujse dy deri tre herë në javë, aty dhe kam patur rast ta njoh më për së afërmi, po ashtu kem arritur klimë mirëbesimi të plotë. Me 22 Prill 2000, Komandant “Drini”, shpalos inicativa që nxiste përmirësimin e gjendjes mjedisore, me plan konkret, si: Data 1-7 Prill, emërohet si Java ekologjike(pastrim, kultivim lule sezonale dhe fidane), pastaj me 5 Qershor(Dita e Mjedisit Ndërkombëtar), vendos të bëhët garë në qytetin e Prizrenit: a).Rruga me Higjenike, b). Rruga me Ekologjike, c).Kopshti më mirë, d).Ballkoni më i bukur. E rëndësishme, në kontekst të besushmërisë, Ekremi kishte hartuar Organogram se si te funksiononte digasteri që drejtonte(1-2 Maj nuk jam shumë i sigurt), tha: “N…., do jesh drejtues i sektorit të mjedisit, ti e njeh mirë këtë punë, e unë kam sektor tjerë të rëndësishëm”. ide që mbet në tentative, si shumë tjera.
Vizioni i Komandant “Drinit” ishte shumëdimensional, ushqyer nga resurse si: Karier ushtrie, atëdhedashës, bashkëpunues, intelektual(njohja e shumë gjuhëve)por dhe prind i shkëlqyer. Nuk mund të mos e cek reagimin kur ju kishte shqiptu’ denimi në mungesë nga shteti Serb, në urën e Kaltër “Serbia më denoi me 15 vite burg, ma shumë se H…..”, e ҫuditshme tha!
Vrasja e tij, mobilizoi tërë qytetin(varrim më masiv nuk mbahet mend), fshatra, por edhe më gjërë, “mjegull ishte”, nuk pranohej fakti se dikush mund të drejtonte armen kundër komandantit që shkriu fuqin intelektuale për lirimin e vendit, njeriu që jetonte për të ndryshuar të tashmen, për të ecur sigurt në të ardhmen. Komandant “Drini” jeton përmes veprave në memorjen kolektive, të një populli të tërë!
Humbje e pa imagjinuar e qytetit të Prizrenit, bashkëluftëtarëve, bashkëideatorve, shtetëndërtuesve, më së shumti familjes, humbje që theu shpresën për ngritje shoqërore.
p.s.

Këtij përshkrimi i bashkangjes një pjesë të punimit shkencor të disertacionit, pjesë e të cilit ishte dhe komandati “Drini”, “Rruga Prizren-Gjakovë është e shëndritur si rezultat i rrezeve të dritës që reflektojnë shpirtërat e gjithë atyre që u flijuan në altarin e lirisë. Ky shesh i emertuar, ‘‘Varrezat e Dëshmorëve, 1999” është vendi ku përkul’ çdo kalimtar, vizitorë vendor dhe të huaj, respekt, nderë dhe krenari për dëshmoret. Ata ndryshuan historinë, njomën partikulat e dheut me gjakun e çiltër, hapen horizontin për ti dhan kuptim jetës. Komandant Drini, alias Ekrem Rexha, strateg i ndërlidhjes dhe radiolidhjes, polyglot(7 gjuhëve), humanist dhe guximtar, riorganizoi qelizat e ushtrisë në rrethin e Prizrenit, ofroi kordinata ushtrisë aleate gjatë bombardimeve, udhëheqi ushtrinë në këtë rajon si dhe ndërtoj planin operativ për çlirimin e qytetit të Prizrenit me 12 Qershor 1999. Komandat Drini, përjetoi dhe filloj të ndërtoj paqën, fatëkeqësiht vrahet pikërisht duke promovuar paqen, me 8 Maj 2000. Ai(komandant Drini), rënditet i pari tashmë në varreza të dëshmorëve, ashtu si në luftë. Varrezat e dëshmorëve në Landovicë pasqyrojnë luftën e UÇK-së, aty rikujtohet sakrifica, aty thellohet ndjenja, aty merret bekimi, aty gdhendet ngadhnjimi mbi të shëmtuarën historike.

Shkruan: Dr. Sc. Naser BRESA

Leave a Reply