OHTK-ja kërkon të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme

0
395

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva ka mbajtur takim sot me antarët e kryesisë së ngushtë, thuhet në njoftimin e OHTK-së.

“Nga ky takim përveq të tjerave dolën disa kërkesa:

  • Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme;
  • Të heqet ora policore;
  • Të zgjatet orari i punës;
  • Të fillojnë organizimet e ahengjeve me numër të caktuar të njerëzve;
  • Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;
  • Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;
  • Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;
  • Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;
  • Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes;

Antarët e kryesisë së ngushtë njëherit edhe përfaqësues të bizneseve hoteliere/turistike nuk e shohin më aspak të arsyeshme që të vazhdojnë këto masa që janë në veprim!

Janë përballur me shumë dëme e humbje të mëdha, prandaj është koha që të fillohet të përmirësohet kjo gjendje e cila veçse po shkakton humbje edhe më të mëdha të bizneseve e padyshim që edhe të ekonomisë së vendit në përgjithësi, prandaj presim që këto kërkesa të SHQYRTOHEN sa më parë që është e mundur dhe veprimet e radhës të marra nga qeveria tani e tutje të jenë më mirë të menduara dhe në koordinim me Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës!”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply