Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit sot ka mbyllur 11 biznese.
Mbyllja e këtyre bizneseve është bërë pasi ato e kanë patur të ndaluar veprimtarinë sipas vendimit të qeverisë së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.
“Sot Drejtoria e Inspektorateve ka mbyllur 11 biznese të cilat kanë pasur të ndaluar veprimtarinë sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Hapat e tilla të veprimit janë të domosdoshme për shkak se këto biznese edhe përkunder njoftimit të disa hershëm, qoftë verbal apo me shkrim, nuk kanë respektuar zbatimin e vendimit.
Bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarive janë: kafiteritë, restarurantet, frizerët etj. Ndaj të gjitha këtyre bizneseve do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit.
Në një pikë kontrolli sot inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë konfiskuar gjithashtu edhe 118 pako të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike pa dokumentacion përcjellës.
Që nga dita e parë e hyrjes në fuqi të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim dhe luftim të virusit COVID-19, Drejtoria e Inspektorateve së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, Policinë e Kosovës – deparatamenti i krimeve të rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë bashkërenditur veprimet në parandalimin dhe luftimin e krimit ekonomik në territorin e Prizrenit”, thuhet në njoftim./04 Online