Nuk je e dobët vetëm sepse ndjen mungesën e dikujt

0
20

Nuk je e dobët vetëm sepse ndjen mungesën e dikujt. Shumë njerëz do t’ju tregojnë se si ta përballoni dhimbjen që ndjeni. Disa do të kenë qëllime të mira, një mik apo një anëtar i familjes nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të thajë trishtimin në sytë e tu. Njerëz që të duan, që vuajnë kur ti vuan, do të përpiqen të shërojnë zemrën tënde. Ah sikur të ishte kaq e lehtë.

Ndërsa të tjerë do të jenë kritikë dhe “të pashpirt”. Janë ata njerëz që e shohin humbjen si një dimensionale, të cilët nuk mund ta kuptojnë sa e vështirë është të humbasësh dikë.

Nuk ka asgjë të lehtë kur bëhet fjalë për dhimbje. Nuk ka asnjë mënyrë që të mund ta pikturojë atë.

Dhe sinqerisht, me të vërtetë jam lodhur nga ajo që shoqëria vendos të etiketojë si dobësi. Jam e lodhur nga emocionet natyrore që emërtohen gabimisht për diçka tjetër.

Nuk ka rregulla kur bëhet fjalë për humbjen e dikujt. Nuk bëhen llogari.

Dhe në fund të ditës, e gjithë kjo nuk do të thotë asgjë. Ti nuk mund ta detyrosh veten të qëndrosh në një vend vetëm sepse njerëzit të kanë thënë se është vendi ku duhet të jesh. Kjo nuk funksionon në këtë mënyrë.

Kur ke një person, i cili bëri një ndryshim të pamohueshëm në jetën tënde dhe pastaj e humb, është shkatërruese. Edhe në qoftë se ishte graduale dhe nëse të gjithë e dinin se do të ndodhte, ti kurrë nuk je me të vërtetë gati për një fund.

Por kjo nuk është një dobësi. Përjetimi i dhimbjes sepse dikush që e do (ose ke dashur) nuk është më një person që mund të telefonosh në orën 2:00 kur nuk të zë gjumi, nuk është dobësi. Të qash teksa shikon fotografi të vjetra dhe mbytesh nga kujtimet nuk është një dobësi. Humbja e dikujt që të ka dashur nuk është një dobësi.

Duhet forcë e madhe për të nderuar se si ndihemi.

Leave a Reply