Nuk duhet ta pastroni asnjëherë dërrasën për prerje me detergjent enësh

0
469
Foto: Ilustrim

Pastrimi i dërrasës që presim ushqimet duket si një nga gjërat më të lehta për t’u bërë pasi keni përfunduar së gatuari. E vetmja gjë që duhet të bëni është ta shplani me ujë të nxehtë dhe ta fërkoni mirë me detergjent enësh. Ose të paktën kështu keni menduar.

Ka dalë se përdorimi i detergjentit të enëve nuk është pastruesi ideal për dërrasën tuaj të prerjes, kryesisht tek dërrasat që janë përdorur për ushqime të ndryshme. Edhe nëse jeni shumë rigoroze me pastrimin e saj pas çdo prerje që keni bërë në të, ka shumë baktere të cilat mbeten në sipërfaqe e saj.

Stephanie C. në një bisedë për The Mirror është shprehur se mënyra më e mirë për ta pastruar është ta zhysni pas çdo përdorimi në klor sepse vret çdo lloj bakteri të mundshëm dhe kështu parandalon çdo lloj komplikacioni të mëtejshëm.

Leave a Reply