“Nouvelle Vague” elektrizon Prizrenin

0
31
Foto: Adem Qollollar

Dyshja e bendit “Nouvelle Vague” mbajti koncert në Prizren.

Tash e dy vjet, në qytetin historik të Prizrenit, stina e pranverës festohet me koncertet më të veçanta të vitit. “Lumbardhi n’Behar”, organizimi që nisë aktivitetet e shumta artistike të këtij qyteti, këtë vit solli katër koncerte që i dhuruan publikut shqiptar zhanre, stile e tinguj të larmishëm. 21 qershori shënoi mbylljen e këtij sezoni me rikthimin e bendit francez “Nouvelle Vague” në Kosovë pas 8 vjetësh që prej koncertit në Prishtinë.

Të ashtuquajturit “Vala e re” mblodhën mbi 500 adhurues të muzikës në ambientin e hapur të “Kino Bahqes”. Publiku i elektrizuar nga muzika e “Nouvelle Vague” nuk e pranoi përfundimin e koncertit. Bendi u rikthye në skenë për të interpretuar edhe disa këngë tjera dhe u larguan nga skena të përlotur nga emocionet. “Nouvelle Vague” u rikthyen në Kosovë në kuadër të turneut që shënon 15-vjetorin e themelimit të bendit, ndërsa thanë se koncertin në Prizren do ta kujtojnë si të preferuarin e tyre. Tingujt e pianos së Ilir Bajrit, kitarës së Armend Xhaferit dhe vokali i veçantë i Agona Shportës së Prizrenit, hapën mbrëmjen me jazz dhe blues, duke u shkrirë me muzikën e “Nouvelle Vague”. Koncerti i bendit francez zgjoi interesim të madh të publikut. Përfundimi i sezonit pranveror në “Kino Lumbardhi”, i hap vend sezonit të verës që do të vijë me aktivitete e organizime të tjera. Pas një stine plot muzikë, në “Kino Bahqe” do të shfaqen filmat./Koha.net

Leave a Reply