Njihuni me pesë maska natyrale për fytyrë të përsosur

0
24

Duke e mbajtur lëkurën të përsosur pa përdorur produkte të shtrenjta është e  mundur. Nëse dëshironi ta ruani lëkurën tuaj, rrini larg produkteve me kemikate dhe mbajeni lëkurën tuaj të shëndetshme duke përdorur këto maska natyrale.

Image

Maskë tonuese, për shkëlqim

Mjalti është një pastrues i hatashëm i lëkurës. Është i pasur me nutriente dhe shumë i butë. Në të njëjtën kohë kafeja është e përsosur se përmban nutriente që luftojnë rrudhat dhe shmangin kemikatet

Përbërësit:

2 lug mjaltë organik

2 lugë kafe të bluar

Udhëzimet:

Bluani kafenë sa më shumë që të jetë e mundur.

Shtoni mjaltin dhe përzieni dy përbërësit derisa të përgatitni një pastë.

Aplikoni pastën në fytyrë me një brushë. E lini të veprojë për 15 minuta.

E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe thani fytyrën me peshqit të butë.

Image

Maskë me pastrim të thellë

A mendoni se pastrimi i fytyrës me sapun dhe ujë mjafton? Lëkura ‘ruan’ papastërtitë në shtresat e saj më të thella. Soda e bukës largon papastërtitë derisa limonët heqin njollat.

Përbërësit:

2 lugë sodë të bukës

Dy limonë, të shtrydhur

2 lugë ujë

Udhëzimet:

Përzieni të tre përbërësit derisa të fitoni një pastë.

Pastroni fytyrën dhe aplikojeni maskën me lëvizje të buta qarkore.

E lini të pushojë për 20 minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

Image

Maskë hidratuese, zbutëse

Për t’i ofruar lëkurës hidratim dhe për të zbutur lëkurën, nuk është e domosdoshme të përdorni maska të shtrenjta. Me këtë maskë, do të keni gjithë hidratimin e nevojshëm

Përbërësit:

2 lugë jogurt natyral

2 lugë sheqer

Udhëzime:

Përzieni të gjithë përbërësit.

Aplikoni maskën me ndihmën e gishtërinjve.

Përdorni lëvizje të buta qarkore.

E lini të veprojë për 25 minuta.

Shpëlajeni me ujë të vakët.

Maska kundër akneve

A keni provuar pothuajse gjithçka për të shëruar aknet dhe nuk ka pasur sukses?  Në këtë mënyrë, ju sjellim një mënyrë sa të lehtë po aq efikase, më e lira që ofron rezultate spektakolare.

Përbërësit:

2 lugë mjaltë

2 lugë kanellë pluhur

Udhëzimet:

Së pari, përzieni të dy përbërësit derisa të fitoni një pastë.

Më pas, aplikojeni pastën në lëkurë të pastër duke përdorur masazh të butë.

E lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të vakët.

Image

Maskë që lufton skuqjet e lëkurës

Skuqjet në hapësira të ndryshme në fytyrë përbëjnë problem  për shumë njerëz. Megjithatë, njerëzit që jetojnë me këtë gjendje, të quajtur “rosacea”, kjo mund të jetë gjendje e komplikuar, që mund ta zbutni me këtë maskë

Përbërësit:

1 lugë shafran pluhur

Një lugë mjaltë organik

1 lugë qumësht ose jogurt

Udhëzimet:

Shafranin e vendosni në enë.

Shtoni mjaltin dhe qumështin dhe e përzieni mirë.

Aplikojeni maskën me brushë.

E lini të veprojë për 20 minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

Leave a Reply