Njerëzit e palumtur i dallon menjëherë, ata duan të flasin keq për të tjerët

0

Pakënaqësia ka më shumë efekte anësore shkatërruese sesa droga më e rrezikshme në botë. Ajo nuk mbetet e mbyllur brenda individit, por e nxit atë për të çrrënjosur këtë gjendje tek të tjerët, veçanërisht ndaj atyre që janë të lumtur me jetën e tyre.

“Njerëzit shohin, dëgjojnë dhe flasin. Për fat të keq, shohin keq, dëgjojnë pak dhe flasin shumë”. (Roberto Benigni)

Çfarë humbje e madhe e kohës është të investosh fuqinë tënde duke shkaktuar dhimbje, kur do të ishte e mjaftueshme për të kuruar tuajën. Gjuha është një shpatë e mprehtë e aftë për të tronditur dhe dëmtuar këdo, jo vetëm të dobëtit. Lajm i mirë është se krijimi i një mburoje të rezistencës është gjithmonë e mundur. Si? Thjesht duke injoruar të gjitha ligësitë që na atribuojnë neve.

 “Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, mendjet mediokre diskutojnë ngjarjet, mendjet e vogla diskutojnë njerëzit dhe çfarë bëjnë ata.” (Eleanor Roosevelt)

Mendjet e vogla meritojnë pak vëmendje, sepse thashethemet janë si pickimi i grenzës, të lëndojnë, por nuk zgjat shumë.

Leave a Reply