Një mënyrë efektive që largon stresin dhe ankthin: Vallëzimi!

0

Të bësh sport përmirëson mirëqenien emocionale. Lëvizja e trupit bën që truri të sekretojë serotonin, një hormon që lidhet drejtpërdrejt me disponimin dhe endorfinë, kimikati që nxit ndjenjat e kënaqësisë. Për këtë arsye vallëzimi ndihmon në menaxhimin e ankthit dhe është i dobishëm nëse vuani nga stresi.

Jo të gjithë janë të gatshëm të bëjnë sport. Disa e konsiderojnë atë të mërzitshëm, të tjerë e shohin si të mundimshëm dhe ka nga ata që kurrë nuk gjejnë forcën për ta ushtruar.

Në këto raste vallëzimi mund të jetë një opsion i vlefshëm. Sipas disa studimeve, vallëzimi ndihmon në menaxhimin e ankthit dhe e çlodh njeriun nga disa tensione fizike që shoqërojnë këtë gjendje mendore.

Për shumë njerëz vallëzimi është një lehtësim, një mjet shprehjeje. Është një aktivitet shumë i këndshëm dhe nganjëherë sfidues. Për këto arsye është një aktivitet ideal për ata që kanë nevojë të shkëpusin veten dhe të përqendrohen në diçka pozitive. Dhe, në mesin e shumë përfitime, vallëzimi rrit kreativitetin.

Disa studime tregojnë se trupi ka një ndikim të thellë në mendje. Falë mënyrës sesi lëviz trupi kur kërcejmë, mund të themi se vallëzimi ndihmon për të menaxhuar ankthin dhe çdo emocion tjetër që na bllokon.

Vallëzimi i liron mendjet tona nga frika dhe shqetësimet, duke përmirësuar gjendjen tonë. Për këtë arsye është një veprimtari jashtëzakonisht e këshillueshme. /FN

Leave a Reply