Një grua nga Prizreni përfundon në strehimore pas dhunës në familje

0
569
Foto: Ilustrim

Një grua nga Prizreni ka përfunduar në strehimore pas dhunës në familje, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Policia bën të ditur se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërkaq rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt”, thekson raporti i policisë.

Leave a Reply