Një grua ishte ishte e bukur, e zgjuar dhe rrezatonte mirësi. Por për habi, ajo nuk ishte e martuar dhe të gjithë i kërkonin llogari për këtë

0
258

Nje mesuese e cila nuk ishte e martuar, pyetej gjithmone nga koleget e saj: Pse nuk martohesh? Ti je gjithe kjo grua, kaq e bukur, e zgjuar dhe rrezaton miresi. Cfare te pengon?

Nje dite ajo nuk po mundej me dhe u tha: Ne lagjen time jetonte nje grua e cila kishte lindur tre vajza. I shoqi ia beri te qarte se do te ndahej nga ajo nese edhe femija i katert do te ishte vajze. Koha kaloi dhe fati deshi qe gruaja te linde vajze perseri. Babai e mer foshnjen dhe donte ta dergonte ne jetimore. Nena e gjore i lutej te mos e largonte femijen nga streha e shtepise dhe i kujtoi atij se ky eshte vullneti i Zotit. Pas shume debatesh, babai pranoi te mos e deboje vajzen por u zotua se asnje here nuk do i falte dashuri prinderore. Kaluan kohe dhe gruaja mbeti shtatzene perseri.

E frikesuar dhe ne presion per gjinine e femijes se fundit, ajo lindi. Por Zoti kishte caktuar qe kete here ata te beheshin me djale. Per fat te keq, vajza e madhe nderroi jete. Ironi e fatit ishte se sa here qe lindte nje djale, atyre u nderronte jete nje vajze. Ata u bene me tre djem dhe vajza e vetme qe mbeti gjalle, ishte ajo e cila babai donte ta debonte nga shtepia. Vajza dhe djemte u rriten, por nena e shkrete nderroi jete. Mesuesja e pamartuar, u drejtohet kolegeve: A e merni dot me mend se cila eshte ajo vajza qe u rrit me

friken e braktisjes? Une jam ajo! Nuk jam martuar sepse tre vellezerit e mi te rritur jane larguar nga shtepia. Ata kane familjet e tyre dhe jetojne shume larg. Babane tim te moshuar e vizitojne nje here ne vit.

Ndersa une perkujdesem per te dhe i sherbej atij. I blej ilacet, e dergoj tek mjeku, i gatuaj, e laj, madje edhe i rruaj mjekren. Sa here kthehem nga puna e futem ne shtepi, babai qan i penduar per ate cka ka bere me mua. Ndersa une i perkedhel koken dhe vijoj ti them: te kam falur i dashur baba.

Mësimi:

Miq fëmijët janë të gjithë njëlloj dhe janë një dhuratë dhe bekim nga Zoti. Ju ftoj të lexoni edhe këtë tregim shumë të bukur në lidhje me dashurinë e nënës për fëmijët e saj: Ajo ishte një grua e ve, nënë jetimësh, nuk kishte ndihmës dhe përkrahës tjetër përveç Zotit. Kujdesi më i madh për fëmijët ishin dashuria, dhembshuria dhe siguria që përpiqej tu përcjellë, jo aspekti material.

Me gjithë fukarallëkun dhe nevojat, ajo manifestonte durim dhe kishte besim të madh tek Zoti, gjë e cila i kishte falur forcë dhe rezistencë. Një natë, pasi errësira mbuloi gjithçka dhe fëmijët i kishte zënë gjumi, filloi një stuhi e madhe. Era ishte shumë e fortë dhe shiu binte me rrëmbim. Shtëpia e tyre, për të mos thënë kasollja e ndërtuar me qerpiç, ishte e hallakatur dhe me themele të dobëta. Nga frika për fëmijët e saj, nëna qëndroi e zgjuar, pa fjetur gjithë natën. I përkëdhelte, i përqafonte, i mbulonte dhe u falte ngrohtësi sa të mundej.

Ajo nuk e kishte kuptuar se njëri nga fëmijët e shihte dhe e ndiqte çfarë po bën, ndërkohë që hoqi një gjysmë qerpiçi nga muri dhe pasi futi diçka aty brenda, e ktheu sërish. Kaluan vite dhe fëmijët u rritën, u shkolluan dhe u punësuan. Me shtimin e të ardhurave, ata blenë një shtëpi në qytet. Një vit pas vendosjes në shtëpinë e re, nëna e tyre ndërroi jetë. Tre ditë pasi ajo ndërroi jetë, pasi ishin shpërndarë njerëzit që kishin ardhur për ngushëllime, fëmijët u mblodhën kokë më kokë duke sjellë kujtimet e tyre më të bukura me nënën. Në një moment, njëri nga vëllezërit kujtohet se e jëma kishte futur diçka në murin e shtëpisë së vjetër atë natë stuhish dhe rrebeshi. Të gjithë brofën në këmbë dhe u nisën drejt shtëpisë së vjetër në fshat. Hynë brenda dhe hoqën qerpiçin ku fshihej letra dhe e nxorën atë. Në atë çast, shtëpia filloi të lëkundej fort.

Të gjithë ia dhanë vrapit dhe dolën jashtë saj. Në çast, shtëpia shembet me potere! Të gjithë mbetën si të ngrirë pa ditur çfarë të thonë! Si ndodhi kjo? Njëri prej tyre, pyeti: A e keni letrën që gjetëm në mur? Po, tha vëllai që e kishte nxjerrë që andej. Hape dhe ta lexojmë, thanë të gjithë njëzëri. Në letër ishin shkruar vetëm disa fjalë: Rezisto pash madhështinë e Zotit. Mësimi: Pastrojeni zemrën nga mllefi dhe ndjenjat e këqia, pastaj luteni Zotin me besim dhe siguri se Ai do i përgjigjet lutjes tuaj! Lutja, është një energji që ia dhurojmë vetes, kur lutemi për veten, ose ia dhurojmë tjetrit kur lutemi për tjetrin. Sa më e pastër nga emocionet negative të jetë zemra, aq më e madhe është kjo energji dhe aq më e shpejtë është përgjigja e Zotit.

Unë shpresoj që të ju ketë pëlqyer tregimi që sapo lexuat dhe nëse keni kohë, po e byll me një të fundit i cili është i shkurtër por me mesazh të vyer në fund: Një djalosh dhe babai i tij po shëtisnin nëpër male. Papritur djali u lëndua dhe bërtiti: Ahh. Për çudinë e tij, ai dëgjoi zërin ti ripërsëritej diku nëpër male: Ahh. Nga kurioziteti ai thirri: Kush je ti? Dhe mori përgjigjen: Kush je ti? I zemëruar nga përgjigja, ai bërtiti, o frikacak, dhe mori përgjigjen, o frikacak. Djaloshi shikoi të atin dhe e pyeti:

Çfarë po ndodh? Babai qeshi dhe i tha, djali im dëgjo me kujdes, dhe më pas ai i bërtiti malit: Unë të adhuroj.

Zëri iu përgjigj: Unë të adhuroj. Përsëri babai thirri, ti je kampion, dhe zëri iu përgjigj, ti je kampion. Djaloshi ishte i habitur dhe konfuz. Më pas babai i shpjegoi duke i thënë: Njerëzit e quajnë këtë jehonë, por në të vërtetë kjo është jeta. Ajo të kthen mbrapsht çdo gjë që ti thua apo bën. Jeta jonë është thjesht një reflektim i veprimeve tona. Nëse do më shumë dashuri në botë, krijo më shumë dashuri në zemrën tënde. Nëse do më shumë kompetencë në skuadrën tënde, përmirëso kompetencat e tua.

Kjo vlen për çdo gjë, në të gjitha aspektet e jetës. Jeta do të të japë mbrapsht gjithçka që i ke dhënë asaj. Mësimi: Jeta jote nuk është një koinçidencë. Ajo është një reflektim i yti. Nuk më mbetet tjetër miq vetëm se të ju falenderoj që më ndiqni duke lexuar tregimet e mia dhe shpresoj që të ia ketë vlejtuar koha që harxhoni për leximin e tyre. Ju uroj vetëm të mira në jetën tuaj dhe ju rikujtoj si gjithmonë këshillën tonë të famshme por shumë të vyer: mendjen në vend, të tjerat rregullohen të gjitha.

Leave a Reply