Një delegacion i gazetarëve austriak vizitojnë Prizrenin

0
63

Prizrenin sot e ka vizituar një delegacion i gazetarëve nga Austria, të cilët merren kryesisht me politikën e jashtme të këtij vendi.

Gazetarët austriak janë pritur nga Drejtori i DKRS-së, Ehat Oreshka, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Erzen Musliu e Venhar Qafleshi.


“Sot, në qytetin e Prizrenit ishte në vizitë delegacioni i gazetarëve të të gjitha mediave Austriake për politika të jashtme. Në pritje të delegacionit ishte Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport z.Ehat Oreshka dhe bashkëpunëtorët e tij, Erzen Musliu dhe Venhar Qafleshi.
Delegacioni i gazetarëve gjatë qëndrimit në Prizren, vizitoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Xhaminë e Sinan Pashës, Kishën Katolike, Kishën Ortodokse dhe Zyrat e DokuFestit! Me ç’rast përfaqësuesit e mediave Austriake, u falenderuan për mikpritjen, dhe u ndanë shumë të kënaqur me vendet e vizituara dhe historinë e qytetit të Prizrenit”, ka thënë Musliu./04online.info

Leave a Reply