Nisma në Prizren uron besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit

0
544

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka uruar qytetarët e besimit Islam me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Të nderuar qytetarë të besimit Islam, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren ju përcjellë urimet më të sinqerta, duke uruar që ky muaj të jetë muaj i faljes dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, si dhe tejkalim sa më të shpejtë të kësaj sfide me të cilën po përballemi, dhe sfidave të tjera që na presin.

Urojmë që ky muaj të sjellë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja, njëherësh ju urojmë agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Urime!”, thuhet në urimin e Nismës Socialdemokrate në Prizren./04 Online

Leave a Reply