Nis peticioni për anulimin e testeve nga Serbia

0
456

Ka filluar një peticion që synon të mbledh të gjithë kundërshtuesit e “ndihmës” nga Serbia pa dallime, me të cilin do t’i kërkohet qeverisë në detyrë që menjëherë të anulojë këtë dërgesë.

Nëpërmjet një njoftimit thuhet se dërgesa e fundit që erdhi nga Serbia ishin votat e helmuara që dërguan mbi 20 punëtor të KQZ në QKUK.

“Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshën e atyre që na djegën e na vranë. Serbia duhet të jap përgjegjësi për masakrat, të pagjeturit, të dhunuarat, të burgosurit politik e rrënimin e ekonomisë në Kosovë, ndërsa përmes pranimit të kësaj “ndihme”, ne e maskojmë me humanizëm fytyrën kriminale të Vuqiçit dhe ish-vartësëve të tjerë të Milosheviçit. Të bashkuar në këtë peticion kërkojmë nga Qeveria në detyrë anulimin e menjëhershëm të kësaj dërgese”, thuhet në njoftim.

Peticioni përfaqësohet nga Fitim Çeku-ga zetar dhe Granit Geci, Driton Bardheci, Endrit Zabërgja aktivistë politik.

Më poshtë mund të votoni në këtë peticion:

https://www.change.org/p/albin-kurti-kundër-pranimit-të-testeve-të-ardhura-nga-serbia-për-covid-19-db1b3d37-e0a8-4e59-a66f-f84e8d5b9dd9?utm_content=cl_sharecopy_21633532_en-US%3Av4&recruiter=513610838&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=share_petition

Leave a Reply