‘Ngece me mua’/ Sherri mes Sarah dhe PM: Të paska qëlluar femra e gabuar

0
392

Sarah dhe DJ PM kanë pasur një zënkë e duket se shkak kësaj radhe janë bërë disa keqkuptime. Pajtimi nuk e ka pritur mirë një deklaratë të blogeres së njohur, ndërsa kjo e fundit është kapur pas krahasimit që ai bëri. Në një moment PM tha se do donte që ata të ishin më shumë si Beatrix dhe Donaldi dhe Sarah nuk e pëlqeu këtë krahasim.

Më vjen keq që ty të paska qëlluar femra e gabuar”, i është kthyer ajo. Pajtimi nuk e pëlqeu shakanë dhe ka reaguar i revoltuar. Po ashtu ka reaguar edhe Sarah e cila u shpreh se PM ka ngecur me të.

“S’ka faj PM jo. Se kur bën shaka PM duhet t’i pranosh të gjitha, t’i mbash në krah. Ndërsa, kur bëj shaka unë qenkan shumë të rënda dhe sidomos kur shakatë e mia kanë të bëjnë me një mashkull. Dhe këtu pastaj fillojmë dhe me krahasimet. Po e kam thënë njëherë, e thashë tani dhe po e ripërsëris: më vjen keq që PM ka shprehur interes para se të hynte për mua dhe kur hyri këtu brenda ngeci me mua. Më vjen shumë keq. Dhe po të pëlqeu marrëdhënie e Trixës me Donaldin ik rri me këto të dy. Ngjituni të tre”, vazhdoi Sarah e revoltuar.

Leave a Reply