Nga sot të gjitha barnatorët do të punojnë prej orës 7:00 deri 22:30

0
592
Foto: Ilustrim

Siç njofton Oda e Farmacistëve të Kosovës, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë prej sot 15.04.2020 do të ketë orar të ri të lëvizjeve të qytetarëve andaj kjo e ndërron edhe orarin e punës së barnatoreve.

Sipas sqarimeve nga MSH, orari i ri i punës së barnatoreve do të jetë prej 7:00 deri 22:30 kurse pas orës 22:30 deri në 7:00 mbetet në fuqi kujdestaria.

Kujdestaritë organizohen nga Ministria e Shëndetësisë/AKPPM në bashkëpunim me OFK dhe komunat dhe do të vlejnë gjatë kohës së pandemisë kurse pastaj kjo të të mbetet sipas rregullimit nga komunat.

Leave a Reply