Nesër priten aderime të reja në Nismën Socialdemokrate në Prizren

0
155

Është duke vazhduar rritja e Nismës Socialdemokrate në Prizren. Nesër në këtë subjekt politik priten aderime të reja.

Siç ka njoftuar Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren, nesër duke filluar nga ora 18:00 do të mbahet takim me strukturat e partisë, ku i pranishëm do të jetë edhe lideri i saj, Fatmir Limaj, i cili do të mbajë fjalim para të pranishmëve.
Njëkohësisht edhe Kryetari i Degës, Zafir Berisha, pritet të mbajë një fjalim rasti, ndërsa të sapo aderuarve do t’i dorëzohen edhe librezat e partisë.

04 Online është në dijeni për personat që pritet të aderojnë, mirëpo ato nuk do t’i bëjë publike duke e respektuar në tërësi procesin./04online.info

Leave a Reply