Nesër ditë zie edhe në Kosovë

0
230

Të mërkurën në Kosovë do të jetë ditë zie në nderim për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim që të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari, thuhet në njoftim.

45 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë kanë arritur të shpëtojnë nga autobusi i cili po kthehej nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut mëngjesin e së martës.

Leave a Reply