”Nëse doni t’i jepni fund korrupsionit”/ Luizi e kërkon troç: Më çoni vetëm mua dhe Oltën në nominim

0
138

Teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh Luiz Ejlli ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara.

Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerr atë dhe Oltën në nominim, duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi.

“Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën”, tha Luizi.

Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme mes Luizit dhe Kiarës në dhomën e ndenjes duket se janë bërë premtime të mëdha.

Me siguri Luizi ka thënë se çifti do të jetë në finale teksa këngëtari dëshiron që t’ja jap çmimin e madh të dashurës së tij.

Luizi: Tani unë dhe ti jemi në finale, që të dy dhe e fiton ti. Kiara: Ç’pate Lui?Luizi: Kam vendosur me ta dhënë ty, sepse të dua shumë për Zotin.

Leave a Reply